Të premten sfida me Laçin, te Vllaznia të bindur: Rikthehemi te fitorja! (VIDEO)

Java e 18 e Superligës nis të premten me ndeshjen më të rëndësishme Vllaznia-Laçi. Vendi i parë që janë shkodranët, të cilët vijnë pas barazimit me Partizanin, presin në Loro Boriçi kurbinasit. Në prag të ndeshjes, në kampin shkodran, si trajneri ashtu edhe futbollistët shprehen se besojnë fort te fitorja.

Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë: “Mendoj se kemi shumë energji për nesër. Jemi të përgatitur në maksimum për të marrë tre pikët ndaj Laçit. Uroj të mos ketë shi në mënyrë që të bëjmë lojën tonë të zakonshme.”

Demir Imeri, futbollist i Vllaznisë: Laçi pas dy rezultateve pozitive, ka besim, do vijë për fitore, por ne jemi vendi i parë dhe s’ia kemi frikën. Do lujmë futboll dhe kam shumë besim se do të marrim rezultat.”

Ndërkohë të dielën Kastrioti që vjen pas fitores me Bylisin do të përballet me Kukësin, një kundërshtar që në tre ndeshjet e fundit ka tre fitore.

Ramadan Ndreu, trajneri i Kastriotit: “Kukësi merr rëndësi të veçantë pasi është një skuadër në përmirësinm e sipër. Dhe në merkato ka bërë ndërhyrje cilësore, por edhe ne jemi në ritmin e duhur, na kthehen 2-3 lojtarë që janë të dëmtuar. Në këto kushte kam besim absolut se nëse skuadra jep maksimumin do jemi afër fitores.”

Kastrioti aktualisht renditet në vendin e 7 me 21 pikë, 8 më shumë se Apolonia e cila është e fundit që rrezikon për të rënë nga kategoria.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?