Grupi i fajdeve në Shkodër/ Apeli nxjerr nga qelia 6 të arrestuar, burg të tjerëve (EMRAT)

Gjykata e Apelit në Shkodër ka ndryshuar masën e sigurisë për 6 nga 12 të arrestuarit për fajdet. Byrhan  Alija, Edi  Memcaj, Artan Dragani, Lul Sylja, Pashko Vuksanlekaj dhe ish-drejtori i Patentave në Shkodër, Ilir Sokoli do të qëndrojnë në burg, ndërsa Adri Bala, Marjan Bregu, Vinko Nikprelaj, Eduard Fusha, Elidon Qerimaj dhe Naim Ahmetaj do të hetohen në masën e sigurisë detyrim paraqitje. Skema u denoncua nga ish-prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani, i cili është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Radovani e apeloi, por kërkesa për heqjen e kësaj mase u rrëzua. Gjykata deklaroi sot se pretendimet e Radovanit janë të pabazuara në prova dhe se cështja është ende në hetim.  Dy djemtë e tij, Elton dhe Robert Radovani, u vunë në hetim me akuzën për mashtrim, pasi grupi i të arrestuarve për skemën e fajdeve, pretendojnë se kjo histori eshte e sajuar nga Paulin Radovani. Ish-prefekti Radovani ishte personi që bëri një denoncim ndaj 22 personave për një skemë fajdesh me përqindje të larta.

Në datë 14 mars, Policia dhe Prokuroria zbuluan një skemë fajdesh në Shkodër (lexo këtu). 23% ishte interesi në javë, nëse nuk ktheheshin lekët grupi i merrte prona dhe makina dhe i kalonin në emër të tyre. Të përfshirë rezultuan ish-kancelarë gjykate, noterë, policë dhe një ish-drejtues i LSI-së tek Patentat në Shkodër. Ilir Sokoli u kap në tentativë për t'u arratisur, në Morinë. Në total u arrestuan 12 persona, ndërsa 4 janë në kërkim dhe 3 të pezulluar nga detyra. Gjatë operacionit u sekuestruan makina, prona, armë dhe rreth 500 mijë euro, ndërkohë që u pezullua një polic, noterja dhe një drejtor në bashkine e Shkodrës. Në rast se nuk paguheshin lekët e dhëna, anëtarët e grupi i merrnin borxhlinjve prona dhe pasuri duke i kaluar në emër të tyre. 12 anëtarë të grupit të skemës së fajdeve u arrestuan (sot u liruan 6) dhe tre të tjerë janë në kërkim. Sipas ish-prefektit, autorët kishin dhënë para me fajde ndaj dy djemve te tij dhe disa të tjerë kane luajtur rolin e garantit duke marra para për llogari të dy djemve të Radovani. Dy djemtë janë larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet se ku ndodhen momentalisht. Report Tv zbardhi dje dëshmitë e të gjithë personave që u arrestuan dhe po hetohet për këtë dosje (lexo ketu të plotë).

Vendimi i Gjykatës së Apelit
Byrhan  Alija 61-vjec nga Shkodra-Arrest me burg
Edi  Memcaj 33-vjec nga Shkodra-Arrest me burg
Artan Dragani 39-vjec nga Shkodra-Arrest me burg
Lul Sylja 48-vjec nga Shkodra- Arrest me burg me afat 60 dite
Ilir Sokoli (ish-drejtori i Patentave) Shkodër-Arrest me burg
Pashko Vuksanlekaj 54-vjec nga Shkodra-Arrest me burg
Adri Bala 22-vjec nga Shkodra-Detyrim paraqitje
Marjan Bregu 31-vjec nga Shkodra-Detyrim paraqitje
Vinko Nikprelaj 37-vjec nga Shkodra-Detyrim paraqitje
Eduard Fusha 38-vjec nga Shkodra-Detyrim paraqitje
Elidon Qerimaj 41-vjec nga Shkodra-Detyrim paraqitje
Naim Ahmetaj  52-vjec nga Puka- Detyrim paraqitje

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hahahahaha: 03/04/2019 21:05

    Mirboll se tan draganja po veshet me versace ne shenkoll

    Përgjigju
    • Santa Quaranta: 06/04/2019 23:19

      E zuri haku i femijeve qe la jetime!!

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet