'Dush me kanaçe'! Të riatdhesuarit nga 'Hani i Hotit' karantinë në konvikt! Qytetari: S'ka as ujë, do jepja 140 € nata në hotel, se nuk mund t'i lë fëmijët këtu

SHKODËR- Të riatdhesuarit që kalojnë nga dogana e "Hanit të Hotit" nuk janë vetëkarantinuar në hotel, siç ka ndodhur me pjesën tjetër, por në konviktin e qytetit të Shkodrës. Një familje shkodrane, e ardhur nga Franca për gazetarin e Report Tv, Ergys Kavaja ka denoncuar kushtet skandaloze të këtij konvikti, ku mungon edhe uji i pijshëm.

Mirsad Shabanaj shprehet se nuk janë informuar nga punonjësit e doganës, as për vendin dhe as për kushtet, vetëm kanë firmosur një dokument që më vonë e kuptuan se bëhej fjalë që pranonin karantinimin në konvikt. Shabanaj është i shoqëruar nga familja e tij, me fëmijë dhe thotë se është detyruar që të fle në makinë, pasi mungojnë kushtet. Ai shprehet se ishte i gatshëm të paguante sa të ishte e nevojshme në hotel, por kurrsesi nuk do të lejojë që fëmijët e tij të qëndrojnë për 14 ditë në ato kushte.

"Mbrëmë rreth orës 7-8 të darkës kemi ardhur nga Hani i Hotit, nuk na është dhënë asnjë informacion, se ku duhet të shkojmë dhe çka kushtet thjesht firmosëm një letër. Këtu kushtet për fëmijë janë të papranueshme nuk jemi gjetur ujë. Nuk ka shkuar për hall në Francë, nuk kam ndenjur jashtë. Ministria e Jashtme më kanë dhënë një njoftim që urdhri i kalimit ka dalë. Ministri thonë që fëmijët duhet të karantinohen në shtëpi, jo në konvikt apo në hotele. nuk e kuptoj pse urdhri i asaj nuk zbatohet. Fëmijët kanë fjetur në furgon se aty nuk kanë kushte, s'ka ujë. Do isha i gatshëm që të paguaja edhe 140 euro nata, do i kisha marrë borxh ose do kisha shitur makinën, dhe do paguaja hotelin. Me drejtorin e konviktit kam folur, nuk ka dhoma me kushte më të mira, nuk ka asgjë në dorë. Vetëm kisha dashur që urdhri i ministres të zbatohet, jo që të vendos një polic në doganë", tha ai. 

Ai kërkon nga autoritetet që të karantinohet në shtëpi, ku jeton vetëm me familjen e tij. "Dua të shkoj në shtëpi. Unë jam vetëm në shtëpi", tha Shabanaj.

Megjithatë, nisur nga kjo kërkesë e shumë të riatdhesuarave, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka sqaruar se nuk lejohet karantinimi në shtëpi pasi është e pamundur kontrolli i tyre nga policia dhe ushtria nëse respektohet ose jo. Ndër të tjera, nuk është ende i qartë se përse emigrantët e mbërritur nga dogana e "Hanit të Hotit" karantinohen në konvikt dhe jo në hotel, siç ka ndodhur deri më tani.

Duhet theksuar se në këtë rast, pra të ardhurit nga "Hani i Hotit" nuk paguajnë për strehimin e tyre. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin