"Me të rinj profesionistë që nuk e kanë braktisur Atdheun"/ Meta: Referendumi i 25 prillit rikthen shpresën

Ilir Meta me të rinjtë në Presidencë

"O sot o kurrë! O ju o kush tjetër?". Kështu e nis postimin e tij në rrjetet sociale, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, teksa njofton një takim që ka zhvilluar sot me një grup të rinjsh, të cilët sipas tij janë profesionistë, të diplomuar me rezultate maksimale, në Shqipëri dhe universitete prestigjioze të botës.

Meta thotë se ata nuk e kanë braktisur Atdheun.

"Shqipëria pa të rinj, është si shtëpia pa fëmijë. Ndaj u angazhova para tyre, sikundër para çdo të reje dhe të riu të këtij vendi, që do të bëj gjithçka për t’i mbështetur në realizimin e ëndrrave të tyre dhe rikthimit të shpresës për të ndërtuar këtu të ardhmen evropiane. Referendumi i 25 prillit 2021 është rruga më e sigurt për të realizuar këtë objektiv të përbashkët!", shkruan Meta.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Esmaja: 18/11/2020 16:58

    Po ky cfar eshte president apo kryetar partie

    Përgjigju
  • Daniel: 18/11/2020 16:04

    Te rinjte e te vjetrit nuk e kane braktisur atdheun. Jane larguar per te jetuar ne normalitet, per shkak te njerzve te ligj si puna e Metes, Rames apo Bashes. Qe vetem e kane shkaterruar kete vend.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja