Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Vlorë së bashku me disa nga ministrat e kabinetit për të hapur sezonin turistik. Të rinjtë e FRPD kishin përgatitur një ‘surprizë’ për kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm Xhafaj.
Gjatë fjalës së ministrit Xhafaj, ata ngritën një dron duke kopjuar Ismail Morinën të njohur edhe si ‘Ballisti’ që ngriti dronin në Serbi. Në dronin e ngritur nga demokratët në Vlorë në pankartë shkruhej “Mjaft i zgjodhi mafia dhe droga ministrat, ta zgjedhë edhe një populli”.
Ndërkohë që edhe në Tiranë para Ministrisë së Brendshme u zhvillua një protestë nga të rinjtë demokratë, që kërkojnë largimin e Xhafajt, pasi e akuzojnë se mbrojti vëllanë e dënuar për trafik droge.
Mesazhi i FRPD për kryeministrin Rama