Dita e ujit të bekuar është kremtuar edhe në qytetin e Beratit. Pas meshës në Katedralen e "Shën Dhimitrit" të gjithë besimtarët me në krye Mitropolitin Imzot Asti janë drejtuar për nga" Ura e Goricës "duke përshkruar pedonalen e qytetit me këngën e pagëzimit.
Tetë djem të rinj kanë sfiduar shiun dhe të ftohtin duke u hedhur në lumin Osum.Kryqi u hodh nga Mitropoliti imzot Asti i ndjekur nga qindra qytetarë të cilët prisnin me kërshëri kush do ta merrte.
Ka qenë 15-vjeçari Fabio Naço (Niko Dhima emri i pagëzuar ) i cili e kishte për herë të parë që hidhej në ujërat e lumit Osumit për të marë kryqin. Me pas besimtarët ortodoks u drejtuan drejt katedrales ku sipas ritualit mbushin enët me ujë pasi sipas tyre ky ujë arrin të mos prishet për një vit. Dita e ujit të bekuar është dita e pagëzimit të Krishtit në lumin Jordan.
Lajmi kryesor:
Epifania/ Zhvillohet Shërbesa e Ujit të Bekuar, anulohet hedhja e kryqit në Durrës e Gjirokastër! Besimtarët sfidojnë motin e keq në Berat, Vlorë e Sarandë










