Të rinjtë e FRPD protestë pranë banesës së Ramës në Surrel, i kërkojnë dorëheqjen (VIDEO)

Një grup të rinjsh, anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë organizuar një protest ditën e sotme në Surrel të Tiranës, pranë banesës së kryeministrit Edi Rama.

Në thirrjet e tyre, kërkohej dorëheqja e tij nga post ii kryeministrit, duke e akuzuar sit ë përfshirë në korruptimin e ish zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal.

“Faktet dolën, jep dorëheqjen”- shkruhet në njërën prej pankartave që protestuesit mbanin në duar së bashku me disa foto ku shfaqet kryeministri Edi Rama dhe ish shefi i kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal.

Ata kanë bërë thirrje që qytetarët t’u bashkohen në protestën e 11 shkurtit të njoftuar nga ish kryeministri Sali Berisha ku do të kërkohet dorëheqja e Ramës.

“Jemi këtu për t’i kthyer vizitën kryeministrit Edi Rama. Ai ka futur duart në xhepat e qytetarëve dhe ka hyrë brenda shtëpive tona. Ka tentuar të asgjësojë të gjithë zërat kundër tij për të mbajtur pushtetin e një autokrati. ne jemi këtu dhe këtu do qëndrojmë çdo ditë. Një pikënisje dhe një thirrje për qytetarët që të na bashkohen më 11 shkurt. Ne jemi këtu, qytetarët shqiptarë janë këtu. Do jemi në mbështetje të çdo kauze qytetare. Ne mendojmë se Rama nuk meriton më të jetë në postin e kryeministrit. Ai ka tentuar asgjësimin e opozitës shqiptare. Ne nuk e duam më kryeministër”- u shpreh njëri prej të rinjve.

Ditë më parë, kreu i Rithemelimit, Sali Berisha njoftoi 11 shkurtin si datë proteste ku do të kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Në një takim me drejtuesit e Rithemeleimit në degë të ndryshme ai bëri thirrje që të ketë edhe revolta para dhe pas 11 shkurtit. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 06/02/2023 19:24

    Merni brisqe asht rrit leshi ne Surrel…

    Përgjigju
  • Sigi: 06/02/2023 19:14

    E ardhmja PD qe nuk njeh ligj por vetem urdherin e non grates qe ka frik nga drejtesia e re.U vrane 26 vete ne Gerdec ,u vrane kater deshmore ne bulevard por kurre jo PS por dhe te rinjte nuk shkuan te protestojne tek shtepia e Berishes.Shteti ka ligje dhe Rama nuk ka asnje mekat me C.konigall.Mashtrimet te Berishes per gjoja protesten e 11 shkurtit qe do jete gjithmone e deshtuar.Turpi sotem qe preket me te shenjten shtepine e shtetasit te republikes Rama.Humbja me 14 Maj do jete katadtrofale dhe prandaj ngutet Saliu

    Përgjigju
  • Kopetenti: 06/02/2023 18:58

    Dolën shpellarët e Tropojës. Pregatituni për zgjedhjet e vitit 2033 se deri atëherë Rama është në pushtet. Kur të vini në protestë në vitin 2033 do jeni me mjekër dhe mustaqe. Hajt gëzuar ramazanin. Rroftë non-grata!!!!

    Përgjigju
  • Vini: 06/02/2023 18:32

    Keto nuk i llogarit me askush si parti

    Përgjigju
  • franci: 06/02/2023 18:32

    Shpellaret e fyres shkoni e demostroni para kulles se NON GRATES ne Lalz....

    Përgjigju
  • Goni: 06/02/2023 18:31

    Shume te rinj paskan qene pleqte haahaha

    Përgjigju
  • Dori: 06/02/2023 18:23

    Kurr nuk duhet te protestohet pran baneses private te askujt.Gjest i turpshem dhe po te kishte ligj ky grup duhet te ishin gjith pas hekurave tani.

    Përgjigju
  • Ademi: 06/02/2023 18:02

    Dolen morraket e non grates....! Kot e keni nuk ka oqean qe te pastroj Saliun nga njollat e zeza qe i ka bere ketij vendi.

    Përgjigju
  • Gripi: 06/02/2023 17:29

    E papranueshme te shqetesosh familjen e kryeministrit. Idhtaret e kufomes Sali Berisha te shkojne te protestojne perpara institucioneve nese duan. Kjo quhet terror dhe dhune. Cfare ben policia dhe prokuroria? Ne kete rast druri eshte pak per keta horrat idiote te Saliut. Duhet te ndeshkohen mire qe te mos guxojne me me veprime te tilla. Po i bejne presion familhes shpellaret e Saliut. Turp

    Përgjigju
  • Alket: 06/02/2023 17:09

    Shume poshte ka rene pd,ka mbaruar fare si parti.

    Përgjigju
  • titi: 06/02/2023 16:57

    oho filluan kto qe vetem per keto protesta behen

    Përgjigju
  • Tedi: 06/02/2023 16:21

    Pirth pirth nje grusht morrash kerkojne dorheqjen zagaret e Salileshit

    Përgjigju
    • Tirana: 06/02/2023 16:53

      Grumbull plehrash

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq në vend, vështirësi në qarkullim drejt Valbonës, Thethit dhe Vermoshit

Moti i keq në vend, vështirësi në qarkullim drejt Valbonës, Thethit dhe Vermoshit