Të rinjtë e 'plakur' të PD

Të rinjtë e 'plakur' të PD

Berisha dhe kandidatët për kryetar të FRPD

Mbaroi edhe “fushata” për të zgjedhur (në fakt ishte emëruar me kohë nga Doktori) kryetarin e ri të FRPD-së. Ishte apo nuk ishte fushatë, këtë e tregoi dita kur u mbajtën votimet. U votua, emri dhe njeriu që donte Doktori. Pse, si, qysh, tek, atë e di ai. Rëndësi ka që, kryetar i ri i FRPD-së dhe do të jetë emri që vendosi Doktori. Sërish kjo parti, nuk u shkëput nga ndikimi i tij. Sërish struktura dhe forumi i të rinjve “të plakur” nuk do të shkëputet nga ndikimi i kryetarit dhe ish-liderit të përjetshëm.

Se si u votua, dhe u numëruan votat, ajo dihet. Në atë parti, votohet, numërohet, dhe shpallet “fituesi” që do Doktori. Edhe sikur me “brirë” qofsh ti, sërish nuk fiton. Në disa degë kishte ditë që ishte nisur “shifra sekrete” me kodin e saj, dhe dihej se si do të votohej, kush do të votonte, dhe për cilin do të votonte. Edhe ky forum, që mendohej se do të sillte një frymë të re, që mendohej se do të detyronte kryesinë e plakur të hiqte dorë nga marrëzia e saj 32 vjeçare, nuk doli nga rreshti. Prej nga sot, edhe FRPD, do ti rreshtohet ish-liderit, do të thërrasë për kryetarit historik, dhe do të kërkojë ‘zgjedhje të reja, rrëzimin e qeverisë Rama”. Ku ishe, asgjëkund, çfarë bërë, asgjësend-thotë populli. Edhe për 2 apo 3 dekada të tjera Partia Demokratike, ka vendosur të mbetet në “klasë”, dhe ndoshta edhe për nja 2-3 mandate të tjera qeverisëse në opozitë.

Të duash kryetarin, nuk ka asgjë të keqe. Të duash partinë, sërish nuk ka asgjë të keqe. Por të mos duash të ardhmen tënde politike dhe jetësore, kjo natyrisht është lajthitje në kufijtë e çoroditjes masive. FRPD, mbahet mend në fakt, jo si një forum impulsiv, jo si një strukturë aktive e asaj partie. Ajo ka qenë dhe ka mbetur si një shtojcë (ndoshta edhe e panevojshme) e partisë së kryetarit historik. FRPD, dhe zgjedhjet e reja, humbën shansin të tregtojnë se janë ndryshe nga kasta e vjetëruar e partisë, dhe treguan se janë “ushtarë besnikë të saj”. Kritikuan Bashën se “ka shkatërruar FRPD”, por në fakt me zgjedhjet tipike berishiane, ata treguan se janë dhe mbeten struktura më inaktive e asaj partie.

Zgjedhja e kryetarit të ri, ishte një show bajat, që u mbylli gojën edhe atyre të rinjve, që dikur shpreheshin se “nuk do të tolerojmë të na imponohet kryesia e partisë”. Ata prej sot janë vegla qorre të kryetarit historik, dhe do ti binden atij edhe në gjumë. FRPD, nuk mund të ishte ndryshe nga Forumi Gruas së Partisë Demokratike, apo forume të tjera, të cilat bënë “zgjedhje të reja”, pas ardhjes triumfuese në seli të ish-liderit historik. Ta gëzoni ish-liderin, ju të rinjtë e “plakur” të Partisë Demokratike….

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haso: 03/10/2022 22:35

    Vetem ne PS ka rini te pafund. Do ti sugjerojme Sales qe njesoj te lere mjekerr si cjap qe te "rinohet" sipas standartit rrumpallist.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë