TIRANE- Të rinjtë e “European Union Albania” zhvillojnë sot një takim në Kuvendin e Shqipërisë me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, dhe Ambasadorin e BE në Shqipëri, Ettore Sequi.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta përshëndeti të rinjtë pjesëmarrës në këtë konferencë treditore, ndërsa theksoi rëndësinë e rolit të tyre në të ardhmen e Europës.

Meta u ndal tek rekomandimi i KE për integrimin europian të Shqipërisë, ndërsa tha se roli i të rinjve në këtë drejtim është i rëndësishëm.
 
Ndërsa kreu i delegacionit të BE në Shqipëri, Ettore Sequi, tha se modeli i të rinjtë duhet të bindin ligjvënësit se interesat e tyre janë të rëndësishme.

“Ju duhet të diskutoni, të jepni ide, dhe kjo është ajo që ka rëndësi në BE. Po kështu duhet të ecet përpara me polikat në BE në fusha të ndryshme, dhe për këtë të rinjtë duhet të japin idetë e tyre. BE ka nevojë për dialog. Modeli i BE është i rëndësishëm për të rinjtë, jam i kënaqur që jam pjesë e këitij modeli", u shpreh Sequi drejtuar të rinjve europianë.


Të rinjtë shqiptarë kanë përshëndetur progress-raportin e KE për Shqipërinë, dhe janë ndalur edhe tek e ardhmja europiane e vendit.

Ndërkaq, gjatë dy ditëve në vijim të rinjtë europiane do të diksutojnë edhe për dy ligje të rëndësishme të BE.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)