Të rinjtë i përgjigjen fushatës së rekrutimeve për ushtarë-detarë, zv.ministrja e Mbrojtjes: Të kënaqur me regjistrimet

Të rinjtë i përgjigjen fushatës së rekrutimeve për ushtarë-detarë, zv.ministrja e Mbrojtjes: Të kënaqur me regjistrimet

Qindra të rinj e të reja në të gjithë vendin i janë përgjigjur njoftimit për fushatën e rekrutimit për ushtarë-detarë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Këtë të enjte ekipi i përfaqësuesve të FA ishte në qytetin e Durrësit, ku nën moton “Ti ke forcën që nderon kombin” vijoi informimin e të rinjve dhe të rejave duke i ftuar ata të zhvillojnë karrierën brenda FA. Fushata u ndoq edhe nga zv.ministrja e Mbrojtjes Dallëndyshe Bici, e cila tha se, “angazhimi si pjesë e FA të jep nder e krenari. Jemi shumë të kënaqur me regjistrimet në qytetin e Durrësit“.

Në përgjigje të interesimit të gazetarëve, znj.Bici sqaroi se kriteret e pranimit për të gjithë të interesuarit janë publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, por kandidatët do të kalojnë në të tjera teste.

Fushata e rekrutimeve përveç qendrave të rekrutimit në çdo qark, deri më tani ka shkuar në disa qytete; Elbasan, Korçë, Lushnje, Shkodër, Vlorë, etj. Janë rreth 400 vende të lira aktualisht, pranë FA për ushtarë dhe detarë aktivë për të gjithë të rinjtë apo të rejat nga 18 deri në 27 vjeç me arsim 9-vjecar, të mesëm apo të lartë. Të gjithë kandidatët fitues do të përfitojnë një pagë mujore dinjitoze si asnjëherë më parë, përgatitje fizike dhe profesionale të vazhdueshme brenda dhe jashtë vendit sipas standardeve të NATO dhe një karrierë të sigurt.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës