Të rinjtë italianë dhurojnë gjak, Meta i falënderon: Akt human në këtë periudhë të vështirë pandemie

Të rinjtë italianë dhurojnë gjak, Meta i falënderon: Akt human në këtë periudhë të vështirë pandemie

Ilir Meta me të rinjtë italianë

Disa të rinj italianë që jetojnë në Shqipëri i janë bashkuar "Aleancës për Dhurimin e Gjakut", nismë e Presidentit Meta dhe kanë dhuruar gjak. Vetë Meta e ka dhënë lajmin përmes një postimi në Facebook.

Ai ka ka qenë i pranishëm në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Laprakë, për të ndjekur nga afër seancën e radhës të dhurimit vullnetar të gjakut të organizuar nga një grup të rinjsh italianë.  Meta ka falënderuar të rinjtë për këtë akt human edhe pse jemi në një periudhë të vështirë të pandemisë.

“'Aleanca për Dhurimin e Gjakut’, si shprehje e dashurisë në veprim për njerëzit në nevojë, nuk do ndalet deri në përmbushje të misionit të saj fisnik e human. Mirënjohje të rejave dhe të rinjve nga Italia, që jetojnë në vendin tonë, për solidaritetin e shkëlqyer frymëzues që dëshmuan sot me kauzën fisnike të dhurimit të gjakut, në ndihmë të fëmijëve talasemikë dhe të sëmurëve kronikë shqiptarë, si shprehje nderimi dhe respekti për mikpritjen tonë tradicionale. Shumë faleminderit për këtë akt human, në këtë periudhë të vështirë pandemie, kur duhet të bëjmë më të mirën për ta mbajtur të qëndrueshëm garantimin e gjakut për të gjithë qytetarët, të cilët kanë nevojë jetike për të. ‘Aleanca për Dhurimin e Gjakut’, si shprehje e dashurisë në veprim për njerëzit në nevojë, nuk do ndalet deri në përmbushje të misionit të saj fisnik e human", ka shkruar Meta.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Për të gjithë demokratët që po mërziten me Berishën për listat

Mero Baze: Për të gjithë demokratët që po mërziten me Berishën për listat