Qytetarë, institucione publike, nxënës të shkollave, si dhe shoqata të ndryshme i janë bashkuar sot në mbarë vendin nismës “Të Pastrojmë Shqipërinë”. Aksioni i pastrimit të vendit nga mbeturinat ka vijuar deri në orët e pasdites në të gjithë vendin, ndërsa është përcjellë mesazhi që të mbajmë pastër çdo ditë mjedisin ku jetojmë.
Qytetarë dhe nxënës të shkollave, kanë veshur dorezat e verdha, dhe i janë “futur punës” për të pastruar mjedisin ku jetojmë nga mbeturinat.

Durrësi i bashkohet nismës “Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë"
Të gjitha institucionet publike, shkollat e shoqatat në Durrës i janë bashkuar nismës “Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë". Grupet e punës në mënyrë të organizuar janë shpërndarë në zona të ndryshme të qytetit për pastrimin e mbeturinave.
Prefekti i Durrësit Roland Xhelilaj tha se përvoja e vjetshme e pastrimit kombëtar nuk u la në harresë, dhe më shumë shërbeu për tërheqjen e vëmendjes, dhe në këtë këndvështrim këtë vit janë vetë shoqatat që ndërmorën iniciativën për një aksion tjetër në shkallë kombëtare.

Të rinjtë dhe punonjësit e administratës në Korçë pjesë e aksionit të pastrimit
Aksioni për pastrimin e mjedisit ashtu si në gjithë Shqipërinë edhe në qarkun e Korçës ka vijuar më një sërë aktivitetesh. Dhjetëra të rinj dhe administrata e komunës Buçimas janë përqendruar në pikën kufitare të Qafe-Thanë për të pastruar ambientin i cili prej vitesh ka qenë nën pushtetin e mbetjeve urbane. Aksioni për pastrimin e mjedisit ka vijuar prej pasdites së kësaj të premte ku rëndësi iu është kushtuar pikave më problematike përsa i përket hedhjes së mbetjeve urbane

Vlorë, nxënësit: Të kujdesemi për mjedisin rreth nesh
Nxënës të shkollave 9 vjeçare dhe të mesme të qytetit të Vlorës u bënë pjesë e nismës "Të pastrojmë Shqipërinë". Aksioni u shtri në zona të ndryshme të qytetit, kryesisht në lagje. Nxënësit në kuadër të sensibilizimit për një mjedis të pastër mblodhën mbetje të ndryshme të hedhura në vend e pavend, duke treguar se nuk duhet të kujdesemi vetëm për ambientin brenda shtëpisë tonë, por edhe për mjedisin për rreth.

Edhe në Fushë-Krujë të rinjtë i bashkohen nismës
Ndërkohë fushatës “Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë” i është bashkuar edhe Fushë-Kruja, ku pas tritolit dhe aksidenteve, mbetjet janë një fenomen shqetësues.
Nxënës të shkollave të mesme dhe punonjës të administratës janë organizuar për pastrimin e rrugëve qendrore të qytetit nga mbetjet urbane.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO