Një grup hajdutësh kanë arritur të vjedhin telefona Iphonë në vlerë prej 19 mijë dollarësh, nën hundën e punonjsëve të dyqanit Apple në New York. Pesë të rinj janë filmuar nga kamerat e sigurisë në Huntington, ku për 2 minuta ato vëzhgojnë situatën në dyqan dhe kur kuptojnë se është momenti i 'duhur', vjedhin 21 telefona të llojit Iphone 8 dhe Iphone X.
Policia ka ofruar shpërblimin prej 5 mijë dollarë, për personat që kanë informacione për hajdutët që janë arratisur para syve të punonjësve dhe dhjetëra kalimtarëve të rastit që ishin para dyqanit.
Për të ua vështirësuar punën policisë në identifikim, ata kishin vënë në kokë kapucë dhe kamerat e sigurisë nuk kanë arritur t’jua filmojnë fytyrat.
Po s'ka polici New Yorku, s'ka shtet, jane te gjithe te korruptuar. U propozoj te punesojne Lulin dhe Mul Noken ta vejne rendin ne binar.
Përgjigju