Të rrezikosh thyerjen e kockave për një rrotë djathi (VIDEO)

Angli, në “Cooper Hill”, në Gloucestershire, është zhvilluar gara e çmendur e “Rolling Cheese”. Antike që prej vitit 1826, në garën e rrotës së djathit, morën pjesë konkurentë nga e gjithë bota. Rrota djathi me peshë 4 kg secila, rrokullisen nga një lartesi 183 metra dhe të apasionuarit e shumtë i ndjekin ato nga pas duke rrezikuar shembje trupi e thyerje kockash.

Edhe pse që prej vitit 2010 zyrtarisht si aktivitet “Rolling Cheese” quhet i mbyllur për shkak të dëmtimeve të shumta të konkurenteve, spektatorët dhe garuesit besnikë, kanë vazhduar të zbresin në Cooper Hill, të vendosur për të mbajtur gjallë këtë traditë me famë botërore.

Kodra ku zhvillohet gara e çmendur është në fakt kaq e pjerrët sa shumë pak prej konkurrentëve arrijnë deri në finish kurse shumica rrokullisen kokën poshtë në një përpjekje të dëshpëruar për tu bere fitues të cmimit “Rolling Cheese”.

Numri më i madh i të lënduarve në vitet e fundit ka ndodhur në vitin 1997, kur u trajtuan me ndihmë mjekësore 33 konkurrentë, shumica e të cilëve me kocka të thyera kurse në vitin 2005 garat u shtynë pasi gjatë zbritjes nëpër shpat pati dhe viktima.

Në garën e 27 majit, çmimi për meshkuj i takoi 22-vjeçarit Max McDougall, kurse për femra fitoi 28 vjeçarja Flo Early.

Përgatiti Ilir Çuçi

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirana: 31/05/2019 21:12

    Mos me ken budalla i sjuti rrin pa pun.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari