Të lodhur, të sfilitur dhe të vendosur për të mos u dorëzuar. Disa prej tyre edhe të sëmurë, të gjithë pa gjumë e në luftë me zjarrin e kohën, që prej ditës kur janë shfaqur vatrat në Krujë. Por, me kurajë të paimagjinueshme. Me buzëqeshje, Altin Shullazi, komandanti i zjarrfikësve që po ndihmojnë në zjarret në Krujë, refuzon ta lëshojë veten.
5 ditë e net pa gjumë, me kolegët të sëmurë, por të gjithë nuk duan që ta lënë Krujën, qytetin ku janë lindur e rritet, të digjet.
-Prej sa kohësh je këtu?
Altin Shullazi: 5 ditë e 5 net. Merremi e zjarrin në Krujë, nuk do të ndalojmë derisa të shuhet. Jemi të gjithë në punë.
-Jeni lodhur e sfilitur, çfarë ju bën të keni moral kaq të lartë?
Altin Shullazi: Na dhimbset ky qytet. Jemi lindur e rritur në këtë qytet, nuk duam të shkatërrohet.
-Kemi informacion që disa prej jush janë me temperaturë, brinjë të thyera e antibiotikë.
Altin Shullazi: Pjesa më e madhe janë me temperaturë 39-40, janë këtu. Nuk do të dorëzohemi deri në fund, derisa ta mbyllim edhe vatrën e fundit të zjarrit.
Lajmi kryesor:
Kruja s’gjen qetësi, flakët 400 metra nga banesat në Abaze! Zjarrfikësit ‘heronj’, të sfilitur e me ilaçe nuk heqin dorë: Këtu derisa të shuhet vatra e fundit










