Të shijosh verën nën muzikën e përkryer nëpërmjet aplikacionit

Të shijosh verën nën muzikën e përkryer nëpërmjet aplikacionit

Foto ilustruese

Shijimi i verës nën muzikën e preferuar është e mundur tashmë.

Gabriele Cedrone dhe Marco Iacobelli  krijuan aplikacionin duke përdorur algoritme të Inteligjencës artificiale dhe analiza të të dhënave të verës.

Aplikacioni regjistron më shumë se 2.5 milion verëra dhe katalogë mbi 1600 lloje rrushi bazuar në strukturën dhe aciditetin.

Aplikimi i saj është i thjeshtë, kaloni tek aplikacioni, fotografoni etiketën e verës dhe ndizni audion.

Studime të tjera kishin treguar lidhjen midis verës dhe muzikës por “Wine Listening” ka krijuar një mjet akoma më praktik që mund të arrihet nga një smartphone i thjeshtë.

Lista e verës bazohet në hulumtimet e kryera nga Laboratori i Kërkimeve Crossmodal në Oksford, një departament i kryesuar nga psikologu eksperimental Charles Spence.

Ekipi tregoi se si një frekuencë audio ose një pjesë muzikore, nëse dëgjohet gjatë shijimit të një pjate ose një vere, mund të ndryshojë parametrat e vlerësimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja