Të shkojnë në burg sa më parë banditët që liruan banditin Avdylaj nga burgu

Të shkojnë në burg sa më parë banditët që liruan banditin Avdylaj nga burgu

Të shkojnë në burg sa më parë banditët që liruan banditin Avdylaj nga burgu (I pari, eksperti mjeko-ligjor që firmosi raportin se “burgu i bën dëm për shëndetin mendor”)

Sot do të zhvillohet protesta e radhës e opozitës. Eshtë paralajmëruartë jetë më agresive, më e dhunshme. Padyshim që në banera nuk do të mungojnë fragmentet nga përgjimet e fundit të publikuara nga gjermania “Bilb” të Astrit Avdylajt. Prokuroria për Krimet e Rënda po heton, ose të paktën i ka dosjet në dorë, tri çështje. Trafikun e dorgës së Avdylajve, bashkëpunimin e bandës së tij më pushtetarë për zgjedhjet e 2017 ne Shijak dhe hetimi më i ri, për nxjerrjen e sekretit hetimor.

Por ka një hetim tjetër, shumë më të rëndësishëm që askush nuk po e prek: Kush e nxorri nga burgu Astrit Avdylajn. Gjykatesit qe firmosen vendimin janë pesë, anëtarë të Gjykatës së Lartë: Edmond Islamaj, Shkëlzen Selimi, Artan Zeneli, Tom Ndreca dhe Guxim Zenelaj. Asnjëri më në detyrë, të përzënë nga vettingu ose të arratisur nga frika e vettingut. Por mungon edhe një i gjashtë. Eksperti mjeko-ligjor që firmosi raportin se Astrit Avdylit qëndrimi në burg i rrezikon jetën, i bën dëm për shëndetin mendor.

Në fakt nga përgjimet ai duket fare i qetë, aspak me probleme, mendore, e madje shume i kthjellët për të verifikuar lista zgjedhësish e për të koordinuar punë elektorale. Hetimi për këtë cështje nuk mund të jetë kurrë i plotë pa hetuar banditët që e nxorrën banditin nga burgu. Ndaj para se të hetohet nxjerrja e sekretit hetimor, duhet të përfundojë në burg eksperti mjeko-ligjor, e pastaj edhe gjykatësit që kanë “çarë ferrën” tani.

Pesë gjyqtarët që liruan Astrit Avdylajn

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran shehu: 08/06/2019 23:19

    O ti me pseudonimin Tropojoni merre pak me qetsi o legen

    Përgjigju
  • Delinquenti: 08/06/2019 12:11

    Me te drejte zoti Kikia ka hap nje teze qe te hyj e ne BURG ATO QE E LIRUAN AVDYLAJN dhe pa asnje dyshim qe te hyj e è te been shembull per te tjeret O ZOTI KIKIA PO SA E SA TE TJERE JAN LIRUAR DHE VAZHDOJNE TE LIROHEN NUK PO E RRUN ATE NJERI DHE PO MERREN VETEM ME PERGJIMET E DAKOS KJO ESHTE THJESHTE LUFTE PER PUSHTET DHE PIK PO LULUSHI VOGEL I BREZIT TE RI SIC DEKLAROI NE BERLIN QE NA DOLI NJI RRAPORT MJEKSOR SE I SHKRETI ISHTE FTOF NE BYT.. DHE NUK U PARAQISTE DOT NE GJYGJ RACE E KEQE ME GJITH ATO QE I SHKOJNE MRAPA PO HELBETE ATE SISTEM DUN PO SHPRESOJ TE JEMI NE ME SHUM QE DUM NJE SISTEM TE DREJTA TE PASTER NGA KETE HORRA PLERA. Nga car po' shofim dhe po nigjojm FARE FARE SE PASKA PAS KEQ XHAXHI QE I ERDHI HAKUT ATIJ MILETI PA DALLIM FEJE E KRAHINE.

    Përgjigju
  • Lule: 08/06/2019 11:38

    Gjykata e larte ka nje rol kryesor ne shkaterrimin e gjyqesorit shqiptar. Mungesa e ndeshkimit dhe drejtesise ne Shqiperi eshte fsktor i rendesishem i gjendjes ku ndodhemi. Nese do te kishte interes madhor per vendin duhet te ishte reforma ne drejtesi dhe vetingu pavaresisht problemeve qe ka. Fokusi i gjithkujt qe mund te beje dicka per vendin duhet te ishte garantimi i nje gjyqesori efikas te pavarur. Cuditerisht ka wene reforma qe i jane kundervene te gjithe me gjithe fuqine. Gjyqesori i pavarur we jep drejtesi reale eshte rruga e vetme

    Përgjigju
  • Tropojani: 08/06/2019 11:29

    Zoti Kikia po banditi krimineli mjeko ligjor dhe gjykatesit qe liruan nga burgu nje nga organizatoret dhe me aktivi i grushtit te shtetit ne 98 krimineli Sali Lushaj kur do hapen perseri ket dosje,dhe gjygjtaret milatantet e kriminelit Berisha,qe e nxorren nga burgu,apo dhe keto jane arratisur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë