Investigimi/ Ja si 5 gjyqtarët e emëruar nga PD liruan Astrit Avdylajn

Nëse pesë ish-anëtarë të Gjykatës së Lartë nuk do të lironin nga burgu Astrit Avdylin, i njohur ndryshe edhe si Niçja, klasa politike shqiptare nuk do të ishte ‘mbërthyer’ nga polemikat, debatet, akuzat dhe konfliktualiteti për dosjen 339/1. Ata janë Edmond Islamaj, Shkëlzen Selimi, Artan Zeneli, Tom Ndreca dhe Guxim Zenelaj. Kjo trupë gjykuese, kryesuar nga Edmond Islamaj, në 2 mars 2016, në unison të plotë, ka vendosur lirimin nga burgu të anëtarit të bandës së Avdylajve, i dënuar me 16 vjet burg për vrasje. Ndër të tjera, në vendimin e zbardhur nga Shqiptarja.com, thuhet se “Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se lirimi i të dënuarit për shkak se i rrezikohet jeta, do t’i mundësojë atij aksesin në trajtim mjekësor të përshtatshëm që do të ndikonte në uljen e rrezikut që i kanoset jetës së këtij të dënuari, prandaj është e nevojshme ndjekja në rrugë ambulatore e gjendjes shëndetësore të kërkuesit Astrit Avdyli në përputhje me ligjin dhe aktet përkatëse dhe nënligjore për shëndetin mendor në Republikën e Shqipërisë”.

Dy vjet pas lirimit nga pesë ish-anëtarët e Gjykatës së Lartë, Astrit Avdyli u arrestua sërish, në kuadër të operacionit ‘Volvo 4’, tashmë me akuzën për trafik heroine në Shqipëri dhe Gjermani. Ndërkaq, sot, të pestë gjyqtarët që liruan nga burgu Astrit Avdylin nuk shërbejnë më në sistemin e drejtësisë. Që të pestë, të emëruar me forcën e kartonëve nga Partia Demokratike me në krye Sali Berishën, ose janë kanë ‘mbathur’ nga drejtësia për shkak të frikës nga Vetingu ose janë shkarkuar nga detyra pikërisht nga organet e Vetingut. Pesë ish-gjyqtarët janë emëruar nga Partia Demokratike në Gjykatën e Lartë në harkun kohor 2008-2013, në kuadër të planit për kapjen e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese me persona të besuar, para largimit nga pushteti, në shtator të vitit 2013.

Pesë ish-anëtarët e Gjykatës së Lartë që liruan Astrit Avdylin nga burgu
Edmond Islamaj, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë, i emëruar në qershor të vitit 2011 (me votat e shumicës PD-LSI në Parlament), i shkarkuar përfundimisht nga detyra nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Edmond Islamaj ka kryesuar turpin gjykues që liroi nga burgu Astrit Avdylin në 2 mars 2016. Islamaj u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por u rrëzua nga Kolegji i Apelimit. Në vendimin e Kolegjit, ndër të tjera thuhet: “Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues vlerësoi se subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim të paplotë, të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë së tij dhe të personave të lidhur me të, në kuptim të nenit D, pikat 1,3 dhe 5 të Aneksit të Kushtetutës dhe nenit 33, pika 5, shkronja “b”, të ligjit nr. 84/2016. Për këto arsye, trupi gjykues, në mënyrë unanime, bazuar në nenin D, pikat 1,3 dhe 5 të Aneksit të Kushtetutës, nenin 61, pika 3, si dhe nenin 66, pika 1, shkronja “b” të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 22, datë 07.06.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Edmond Islamaj”.

Shkëlzen Selimi, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë, i emëruar në qershor të vitit 2011 (me votat e shumicës PD-LSI në Parlament), i shkarkuar në të dy shkallët e Vetingut. Shkëlzen Selimi ishte pjesë Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë që liroi nga burgu Astrit Avdylin në 2 mars 2016. Sipas Kolegjit të Posaçëm të Apelimit “Në lidhje me konstatimin e sa pasqyruar qartazi nga DSIK-ja, në raportin e saj për figurën e subjektit Shkëlzen Selimi, trupi gjykues konstaton se Komisioni ka kryer një hetim të pavarur, nga i cili ka administruar si nga përfaqësuesit e ONM-së, ashtu edhe nga organet ligjzbatuese vendase të dhëna, të marra nëpërmjet dokumentacionit të klasifikuar “sekret”, ku dëshmohet se si ky gjyqtar ka ushtruar ndikimin e tij me qëllim favorizimin e personave të lidhur me krimin e organizuar. Në konkluzion dhe në përfundim të arsyetimit të mësipërm dhe të shqyrtimit të çështjes në tërësinë e saj, trupi gjykues çmon se ankimi i subjektit të rivlerësimit nuk qëndron në tërësinë e tij dhe se asnjë prej shkaqeve të paraqitura prej tij nuk cenon bazueshmërinë në fakte e ligj të vendimit nr. 52, datë 30.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, prandaj, si i tillë, ai duhet të lihet në fuqi”.

Artan Zeneli, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë, i emëruar në qershor të vitit 2011 (me votat e shumicës PD-LSI në Parlament). Ishte pjesë Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë që liroi nga burgu Astrit Avdylin në 2 mars 2016. Artan Zeneli është shkarkuar në të dy shkallët e Vetingut për shkak të problemeve me ligjshmërinë e pasurive. Ndër të të tjera në vendimin e Kolegjit të Apelimit për Artan Zenelin thuhet: “Lidhur me pasurinë nr. 2, banesë dykatëshe, me sipërfaqe 188 m2 dhe oborr me sipërfaqe 337,25 m2... Artan Zeneli ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të blerë pasurinë me vlerë 41.142 lekë. Lidhur me pasurinë nr. 3, apartament banimi 3 + 1, me sipërfaqe 117 m2, në rrugën {***}, Tiranë, fituar me kontratën e shitjes nr. {***} rep. dhe nr. {***} kol., datë 27.05.1999, me vlerë 41.000 USD, rezulton se subjekti i rivlerësimit Artan Zeneli nuk ka shpjeguar bindshëm burimin e ligjshëm të krijimit të kësaj pasurie. Nga analiza ligjore dhe financiare e shkaqeve ankimore, që i përkasin pasurisë nr. {***}, apartament banimi me sipërfaqe 212 m2, në rr. {***}, pall. {***}, Tiranë, me vlerë 100.000 USD..., rezulton se për periudhën 1991-2003, subjekti nuk ka pasur të ardhura të mjaftueshme në vlerën 11.596.039 lekë për të justifikuar pasurinë e krijuar”.

Tom Ndreca, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë, Ndreca është propozuar nga ish-presidenti Bujar Nishani, ndërsa është votuar në Parlament nga PD më 03.05.2013, një muaj para zgjedhjeve parlamentare. Ishte pjesë Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë që liroi nga burgu Astrit Avdylin në 2 mars 2016. Tom Ndreca është shkarkuar në të dy shkallët e Vetingut, për shkak të mosjustifikimit të pasurisë dhe kontakteve me një person të inkriminuar. Ndër të tjera, në vendimin e Kolegjit të Apelimit për Tom Ndrecën thuhet: “Trupi gjykues mbështet qëndrimin e Komisionit edhe në drejtim të kontrollit të figurës së subjektit të rivlerësimit. Mosdeklarimi i një kontakti të papërshtatshëm në formularin për kontrollin e figurës është parashikuar prej nenit DH të Aneksit të Kushtetutës, si një element që prezumon vendosjen e masës disiplinore të shkarkimit nga detyra dhe subjekti i rivlerësimit, megjithëse i gjendur në këto kushte, nuk arriti të provojë në hetim të kundërtën e këtij fakti apo motive a argumente ligjore që e zhvishnin atë nga kjo përgjegjësi. Në këtë kuptim, Kolegji e gjen të drejtë edhe qëndrimin e Komisionit se subjekti ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të figurës, në kuptim të nenit 61, pika 3 e ligjit nr. 84/2016”.

Guxim Zenelaj, i larguar nga Gjykata e Lartë në vitin 2017, për shkak të mbarimit të mandatit. Është emëruar në 31.07.2008 nga Partia Demokratike, me propozim të Bamir Topit. Guxim Zenelaj ishte pjesë Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë që liroi nga burgu Astrit Avdylin në 2 mars 2016. Sipas ligjit, Guxim Zenelaj, mund të shërbente në Gjykatën e Lartë deri kur organet ligjzbatuese të mundësonin zëvendësimin e tij. Por, Guxim Zenelaj, zgjodhi të largohej, duke kontribuar në bllokimin e Gjykatës së Lartë. Gjithashtu, vendimi për t’u larguar, në kushtet kur mund të qëndronte deri në zëvendësimin e tij, krijon dyshime se, kjo lëvizje është diktuar nga frika e përballjes me skanerin e trefishtë të Vetingut, për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Dyshimet shtohen në kushtet kur, ndryshe nga ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë Arjana Fullani, e cila gjithashtu është larguar për shkak të mbarimit të mandatit, por që ka kërkuar t’i nënshtrohet Vetingut, Zenelaj nuk e ka shprehur deri më sot një vullnet të tillë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirana: 08/06/2019 22:20

    Keta jana ma krimilese se ata si kan liru. Nanen ku ta ken

    Përgjigju
  • Gjushi: 08/06/2019 16:25

    Po pra, gjyqtaret e PD liruan vrasesin per ti blere votat PS. Kjo eshte morali i artikullit tuaj e dashura tabloid. Vec se nuk e thoni kete per shkak te vijes politike te sjelljes qe keni.

    Përgjigju
  • Geri: 08/06/2019 14:52

    ME ARTA MARKUN GJYQTARE TE PD ??????? MBAS 7 VITESH NE QEVERISJE. ???? IDJOTIZMA QE NUK I HAN NJERI

    Përgjigju
  • Bruno: 08/06/2019 13:31

    Per njezet vjet rresht Sali Berisha tha se e ka fajin Enver Hoxha, ndersa ju po thoni e ka fajin Berisha. N.q.s e ndieni veten te pa afte te punoni per te ardhmen e vendit largohuni, te kaluaren populli e din dhe nuk ka nevoje te degjejo pa nderprerje per krimet e Berishes, Alise, Hoxhes, Zogut, Vidit, etj.

    Përgjigju
  • Robshi: 08/06/2019 13:28

    Po pse mo gjyqtarët janë aliene... nuk jetojnë në këtë hale vend... Po i ka dërguar llaf partia sdo e lironin ata do i viheshin kundër vetingshtetit... nejse gjykata jua ka fajin gjithmonë juve...gjykata ka liruar 100 vetë me atë bazë ligjore po asnjeri nuk urdhëronte kryetarin si ky tipi dhe nuk blinte vota për rilindjen...

    Përgjigju
  • Kristi: 08/06/2019 12:17

    Ani, ne nje vend demokratik keta te peste do te ishin shoke qelie me personat qe kane liruar. Por thuaj te ne ska patur dhe ske per te patur ndonjehere shtet.

    Përgjigju
  • emigranti: 08/06/2019 12:05

    Me keto menyra kane bere pasuri te pa imagjinueshme jo vetem keta por shumica e gjyqetareve dhe prokuroreve.Pasurite e tyre te luajteshme dhe te paluajteshme vijne ere gjak dhe droge

    Përgjigju
  • Gjyqtar: 08/06/2019 11:53

    Keni harru kryesoren kryehajduten e paafte dhe e korruptuar dhe qe ka dhene urdherin shpresa becaj e cila ka qene kryetare gj larte.

    Përgjigju
  • Hajdute xhepash: 08/06/2019 11:44

    Nje kallep me çamt Avdulaj ishin edhe keta

    Përgjigju
    • [email protected]: 08/06/2019 16:10

      Ca ke me çamet I ke zili se jan kapo jan gango jan bosa ne durrs po fier po e po vlor sarand nuk diskutohet ku do tjetr

  • Lymi Tutit: 08/06/2019 10:55

    Kjo ishte Gjykata e Larte,qe i humbi Ilir Metes dhe Sali Berishes !! Prandaj edhe e kane merak,se kemi ngelur pa te ! Te pa turpshem ! No more comment ! Lymi Tutit

    Përgjigju
  • ani: 08/06/2019 10:17

    ne nje vend demokratik keta te peste do shkonin ti zinin vendin zenelit ne burg. po thuj te ne ska me pas kurr shtet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?