Kërkoheshin për trafik droge e vjedhje, 3 të ekstraduar në Shqipëri nga Greqia dhe Italia! Mes tyre Ilir Duro, pjesë e grupit kriminal të goditur në janar

Tre persona janë ekstraduar nga Greqi dhe Italia drejt Shqipërisë. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, trafik lëndësh narkotike si dhe vjedhje me dhunë të kryer në bashkëpunim. 

Si rezultat i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Interpol Romës është ekstraduar drejt vendit tonë, Ilir Duro i cili ishte dënuar me burg nga GJKKO për veprat penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’, ‘’Grupi i strukturuar kriminal’’ dhe ‘’Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal’’. 51 vjeçari dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal që merrej me shitjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike. 

Ilir Duro shfaqet edhe në përgjimet e publikuara nga autoritetet italiane në janar të këtij viti ku u godit grupi kriminal i kryesuar nga 3 shqiptarë nga Durrësi. Në operacionin e përbashkët mes autoriteteve italiane të zhvilluar në janar të këtij viti, u lëshuan 43 urdhër-arreste, si dhe u sekuestruan 5 milionë euro pasuri e sasi të mëdha lënde narkotike.

Ilir Duro shfaqet në përgjimet e 2017-ës, ku udhëzon njërin prej anëtarëve italian të grupit kriminal që të pastrojë shtëpinë e tij nga detajet që provonin lidhjen e tij me trafikun e drogës në vendin fqinj. Ndërsa megaoperacioni për goditjen e grupit kriminal, u zhvillua 6 vite pas përgjimeve të bëra në 2017-ën. 

Po ashtu u ekstradua nga Italia drejt vendit tonë, 21 vjeçari, Luis Shkira i cili ishte dënuar me burg nga gjykata e Pogradecit për trafik droge nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut në vitin 2021. Arrestimi i tij në Itali është kryer në shkurt të këtij viti por vetëm tani janë arritur procedurat e kryerjes së ekstradimit drejt vendit tonë. 

Ndërsa nga Greqia u ekstradua Paulin Peci i shpallur në kërkim nga gjykata e Përmetit për veprën penale ‘vjedhje me dhunë’. Në qershror të vitit 2021, Paulin Peci në bashkëpunim me një 36 vjeçare ka vjedhur rreth 75 mijë euro në banesën e një personi në Përmet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:54
U ekstradua drejt Shqipërisë, Ilir Duro pjesë e një grupi kriminal të goditur në janar ku u sekuestruan 5 milionë euro pasuri

Ilir Duro, 51 vjeçari i cili u ekstradua sot nga Italia drejt Shqipërisë, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, është shfaqur më herët në përgjimet e publikuara gjatë goditjes së një grupi kriminal shqiptar që vepronte në Itali. Përgjimet e bëra u shfaqën në janar të këtij viti, por operacioni ishte nën zhvillim që prej vitit 2017. 

Në 2017-tën Ilir Duro shfaqet në përgjimet e autoriteteve italiane teksa udhëzon anëtarë të tjerë të një grupi kriminal që të heqin të gjitha provat që ndodheshin në shtëpinë e tij të cilat e inkriminonin në trafikun e drogës. 

Nga hetimi i nisur që në vitin 2017 mes autoriteteve italiane dhe shqiptare për çmontimin e bandës italo-shqiptare, u sekuestruan 5 milionë euro dhe sasi të mëdha droge, megaoperacioni i zhvilluar në koordinim me EUROJUST solli 43 urdhër-arreste në të dyja vendet. 

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë