Luis Shkira, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, është arrestuar nga policia e italiane, ndërsa pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.
22-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Sipas policisë dyshohet se në shtator të vitit 2021, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike, nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut.
Interpol Tirana po kryen procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë.