Të shpallur në kërkim për plagosje me dashje, arrestohen dy persona në Vlorë/EMRAT

Të shpallur në kërkim për plagosje me dashje, arrestohen dy persona në Vlorë/EMRAT

Foto ilustruese

Strukturat e Policisë së Vlorës kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e dy shtetasve të shpallur në kërkim, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Plagosje e rëndë me dashje”. Shtetasit janë Kleris Haxhiraj, 26 vjeç, banues në Kërkovë, Vlorë dhe Elmas Velaj 47 vjeç, banues në Vlorë.

47 vjeçari Velaj me 07.12.2017 në lagjen “Uji i Ftohtë” ka plagosur me armë zjarri shtetasin Duro Çaushaj. Shkak i plagosjes së pronarit të një lokali në zonën e “Ujit të Ftohtë” ka qënë një tavolinë e mbetur e papaguar, kërkimi i parave si formë borxhi i mbetur ndaj lokalit, duket se nuk është pritur mirë nga klienti i përhershëm, i cili, gjatë debatit me tone të larta, ka nxjerrë një armë zjarri, tip pistoletë, duke qëlluar në drejtim të Duro Çaushaj duke e plagosur në këmbë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën “Arrest me burg” për të dy të dyshuarit, parashikuar nga nenet 88/1 dhe 25 dhe 89 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja