Nën moton “Dhuro gjak, shpëto jetë”, efektivë të Repartit Special RENEA  dhuruan gjak për fëmijët talasemikë.

Nevoja për gjak për fëmijët talasemikë është e madhe, sidomos në këtë situatë ku dhuruesit janë shumë herë më të paktë se zakonisht. 

"Policia e Shtetit ka në thelb të misionit të saj humanizmin dhe sakrificën dhe në këtë kontekst u realizua dhurimi i gjakut për fëmijët talasemikë", shkruhet nw njoftimin e tyre.