Policia ka njoftuar nisjen e hetimeve për incidentet e regjistruara gjatë protestës së dhunshme të zhvilluar dje në Tiranë, ku sipas bluve mbetën të plagosur pesë punonjës policie dhe u dëmtua në sy 28-vjeçari Erjon Vishkulli.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, gjatë protestës, e cila zgjati deri në orët e mbrëmjes, efektivët u sulmuan me gurë, shkopinj, lëndë piroteknike, bomba molotov dhe mjete të tjera.

Lidhur me rastin e të riut të dëmtuar në sy, Policia njofton se kryepolici Skënder Hita ka urdhëruar hetimin e plotë dhe të paanshëm të rrethanave të ngjarjes nga Drejtoria e Standardeve Profesionale. Për të njëjtin incident, hetimet kanë nisur edhe nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria.

Ndërkohë, pas publikimit në media të pamjeve ku një efektiv dyshohet se ka tejkaluar kompetencat dhe ka shkelur parimin e proporcionalitetit, është pezulluar nga detyra inspektori A. K., pjesë e Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Konkretisht bëhet fjalë për disa pamje që kanë qarkulluar, ku efektivi i 'Shqiponjave' dhunon me shkop gome protestuesin e shtrirë në tokë.

Ndaj tij ka nisur gjithashtu një hetim administrativ për të sqaruar veprimet e kryera gjatë protestës. Policia e Shtetit shprehu keqardhjen për të gjithë qytetarët, gazetarët dhe punonjësit e policisë të lënduar, duke u uruar shërim të shpejtë.

Në përfundim, institucioni theksoi se çdo rast i dyshuar për tejkalim të detyrës do të hetohet me paanshmëri dhe profesionalizëm, duke nënvizuar se respektimi i ligjit dhe proporcionaliteti në përdorimin e forcës janë parime të panegociueshme.

Ndërkohë për dhunën dhe sulmet e djeshme në protestë, Policia ka arrestuar 23 persona, ndërkohë 30 të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa kanë nisur hetimet edhe për 13 persona të tjerë.

Njoftimi i Policisë:

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Shtetit bëri thirrje për ruajtjen e qetësisë dhe shmangien e akteve të dhunës gjatë protestës së planifikuar mesditën e datës 24.10.2026.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u kërkoi drejtuesve të shërbimeve dhe punonjësve të angazhuar në terren vetëpërmbajtje dhe zbatim të parimit të proporcionalitetit në rast të përballjes me akte dhune.

Gjatë protestës, e cila zgjati deri në orët e mbrëmjes së djeshme dhe u shtri në disa pjesë të kryeqytetit, punonjësit e Policisë së Shtetit u sulmuan për orë të gjata me gurë, vida e sfera metalike, shkopinj druri e metalikë, lëndë piroteknike, bomba Molotov dhe bombola gazi të lidhura me kapsolla, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë. Si pasojë e sulmeve të personave të maskuar dhe të dhunshëm, 5 punonjës policie u plagosën.

Lidhur me incidentin gjatë të cilit 28-vjeçari E. V. pësoi dëmtim në sy, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi nisjen e menjëhershme të veprimeve përkatëse nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, për hetimin e plotë dhe të paanshëm të rrethanave të ngjarjes.

Po në lidhje me këtë rast, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Policia e Shtetit shpreh keqardhjen për lëndimin e të riut gjatë protestës dhe i uron atij shërim sa më të shpejtë, ashtu si të gjithë qytetarëve, gazetarëve dhe punonjësve të Policisë që janë lënduar gjatë protestave në Tiranë.

Ndërkohë, pas publikimit në media të një rasti ku një punonjës policie shfaqet në tejkalim të detyrës dhe mosrespektim të parimit të proporcionalitetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pezulloi nga detyra punonjësin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, inspektor A. K., dhe ndaj tij Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin administrativ.

Mbrojtja e jetës, shëndetit dhe sigurisë së çdo qytetari është një detyrim parësor i Policisë së Shtetit dhe do të hetohet me paanshmëri e profesionalizëm çdo rast i dyshuar për tejkalim të detyrës.

Respektimi i ligjit, proporcionaliteti në përdorimin e forcës dhe përgjegjësia individuale janë parime të panegociueshme në ushtrimin e detyrës policore.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur të mos tolerojë asnjë veprim që bie ndesh me ligjin, me të drejtat e qytetarëve dhe me standardet profesionale që duhet të udhëheqin punën e çdo punonjësi të saj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:15
Sulmet e dhunshme ndaj Policisë e institucioneve/ Arrestohen 23 protestues, shpallen në kërkim 30 të tjerë! Nisin hetimet për 13 persona (EMRAT)

Policia ka arrestuar 23 persona pas protestës së dhunshme të ditës së djeshme, ndërkohë 30 të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa kanë nisur hetimet edhe për 13 persona të tjerë.

Në pranga ranë shtetasit Jul Budi, Lorenc Bezati, Dritan Zhilla, Xhuljano Minga, Mariglen Selimi, Klesti Fetiu, Valentini Lamce, Erti Zhilla, Xhulio Meçani, Arbër Elezi, Rexhep Kuçaj, Elsard Nxheç, Mario Shitka, Redon Hoxha, Brahim Omenaj, Eugen Neziri, Leon Neziri, Omer Ademi, Jurgen Ziaj, Rezart Vozga, Vesjon Arifi, Enrik xhemalaj dhe Ramazan Dauti.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, gjatë tubimit në zona të ndryshme të kryeqytetit, punonjësit e Policisë u sulmuan me gurë, vida, sfera metalike, shkopinj druri e metalikë, lëndë piroteknike, bomba Molotov dhe bombola gazi të lidhura me kapsolla.

Si pasojë e incidenteve, disa efektivë policie mbetën të plagosur dhe morën ndihmë mjekësore.

Në vijim të veprimeve hetimore, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, janë arrestuar 23 shtetas, të moshave nga 18 deri në 54 vjeç, ndërsa 13 persona të tjerë janë vënë nën procedim penal.

Gjithashtu, 30 shtetas janë shpallur në kërkim, ndërsa autoritetet vijojnë punën për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në ngjarjet e protestës.

Policia bën me dije se hetimet kanë për qëllim dokumentimin e plotë të incidenteve dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të përfshirë në kundërshtimin dhe goditjen e punonjësve të Policisë, si dhe në dëmtimin e godinave të institucioneve shtetërore. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë-Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta dhe lëndë piroteknike punonjësit e Policisë, si dhe dëmtuan godina institucionesh shtetërore gjatë tubimit të djeshëm, arrestohen 23 shtetas, procedohen penalisht 13 të tjerë dhe shpallen në kërkim 30 shtetas.

Gjatë protestës së djeshme, të zhvilluar në zona të ndryshme të kryeqytetit, punonjësit e Policisë së Shtetit u sulmuan për orë të gjata me gurë, vida e sfera metalike, shkopinj druri e metalikë, lëndë piroteknike, bomba Molotov dhe bombola gazi të lidhura me kapsolla. Si pasojë e sulmeve nga personat e maskuar dhe të dhunshëm, disa punonjës Policie u plagosën dhe morën ndihmën mjekësore.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, nën drejtimin e Prokurorisë, në lidhje me tubimin e djeshëm:

-U arrestuan shtetasit J. B., 54 vjeç, L. B., 48 vjeç, D. Zh., 36 vjeç, Xh. M., 27 vjeç, M. S., 38 vjeç, K. F., 25 vjeç, V. L., 29 vjeç, E. Zh., 34 vjeç, Xh. M., 30 vjeç, A. E., 38 vjeç, R. K., 23 vjeç, E. N., 26 vjeç, M. Sh., 33 vjeç, R. H., 27 vjeç, B. O., 18 vjeç, E. N., 28 vjeç, L. N., 25 vjeç, O. A., 19 vjeç, J. Z., 35 vjeç, R. V., 31 vjeç, V. A., 20 vjeç, E. Xh., 39 vjeç dhe R. D., 31 vjeç;

-Ndërkohë u proceduan penalisht 13 shtetas;

-Si dhe u shpallën në kërkim 30 shtetas.

Policia vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjeve, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.