TIRANE - Terror me armë në një prej zonave më të populluara në Tiranë në atë që quhet si zona “Komuna e Parisit”. Shumë forca policore të njoftuara për një grabitje banese kanë mbërritur në këtë lagje të re të Tiranës në vendin e quajtur “Lulishtja”.

Në përpjekjë për të kapur tre të rinj që po grabisnin një banesë në një prej pallateve shumëkatëshe, forcat e policisë kanë gjuajtur në ajër duke terrorizuar banorët e shumtë që kishin zgjedhur të qëndronin në këtë ambjent të freksët në orët e nxehta të ditës.

Për A1 Report një prej dëshmitarëve okularë rrëfeu se pa shumë forca policie që po ndiqnin tre të rinjtë. “Njëri prej policëve nxorri armën dhe shtiu shtatë herë në ajër. Ishte vërtet një situatë shokuese”, shprehet dëshmitari.

Po sipas dëshmitarëve në vendgjarje, policia arriti të kapte një prej grabitësve, kurse dy të tjerë i shpëtuan ndjekjes.

(ns/shqiptarja.com)