Përgjaket dita e pavarësisë: 6 të vrarë në paradën e 4 Korrikut në SHBA! Qytetarët ia mbathin vrapit (VIDEO+FOTO)

SHBA- 6 të vrarë është bilanci tragjik i të shtënave me armë që ndodhën këtë të hënë në paradën e 4 Korrikut, për ditën e Pavarësisë në Illinois të SHBA. Parada që po zhvillohej në Highland Park, u ndërpre papritur 10 minuta pasi kishte nisur, kur u dëgjuan disa të shtëna armësh.

Autoritetet e qytetit thanë se të paktën 16 persona të tjerë mbetën të plagosur. Dëshmitarë në vendin e ngjarjes thanë se kishin parë disa persona të gjakosur, ndërsa ishin dëgjuar rreth 20-25 të shtëna.

"Të gjithë vraponin, fshiheshin dhe bërtisnin. Ishte jashtëzakonisht e frikshme. Ishte shumë e frikshme. Jemi shumë me fat, dolëm shumë shpejt", tregojnë dëshmitarët.

Festimet aktualisht janë pezulluar ndërsa zyrtarët apeluan që banorët të evitonin zonën. Deri më tani nuk janë të qarta shkaqet dhe nuk dihet as identiteti i autorit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 05/07/2022 05:58

    Aahahahahahha e the tamam o aplikant

    Përgjigju
  • aplikanti: 04/07/2022 20:35

    APLIKONI SA ME SHUME LLOTARI PER NE SHBA ,,DUHEN ZEVENDESUAR KETA QE VRITEN...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Revista skoceze: Riviera Shqiptare, destinacioni i pushimeve evropiane me plazhe tropikale

Revista skoceze: Riviera Shqiptare, destinacioni i pushimeve evropiane me plazhe tropikale