Të paktën 5 viktima dhe shumë të tjerë të plagosur është bilanci i sulmit me armë në një lagje të Plymouth të Britanisë së Madhe. Dyshohet se numri i viktimave mund të rritet.

Autori pasi ka vrarë 5 personat, më pas ka vrarë veten. Zyrtarët shprehen se  kjo ngjarje "nuk ka lidhje me terrorizmin", ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje për qetësi.

Mes viktimave dyshohet se është edhe nëna e autorit, dhe një fëmijë i vogël. Ndërsa viktimat e tjera dyshohet se janë kalimtarë të rastit. Sulmi me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ndërsa ende nuk dihet as dinamika e plotë e ngjarjes dhe shkaku i sulmit me armë zjarri.  

Sekretarja e Brendshme, Priti Patel u bëri thirrje të gjithëve të qëndrojnë të qetë, të ndjekin këshillat e policisë dhe të lejojnë shërbimet që të vazhdojnë punën e tyre. Ndërsa Johnny Mercer, një deputet konservator lokal, me një postim në Tëitter tha se nuk është një sulm terrorist, por është një ngjarje tragjike dhe e rëndë.