Të shtëna me armë në Bulqizë, terrorizohet një familje në Gjoricë

Të shtëna me armë në Bulqizë, terrorizohet një familje në Gjoricë

Një familje nga Gjorica e Bulqizës është terrorizuar pak minuta më parë pasi një person ka gjuajtur në ajër me armë zjarri para banesës së tyre.

 Burime mësojnë se një automjet tip 'Golf', dyshohet se ka qëlluar nga dritarja e makinës në ajër, me armë zjarri atutomatik, para banesës.

Ngjarja është raportuar nga Klodian Reçi i cili mban detyrën e Përgjegjësit të Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore në Bulqizë. Sipas tij, personi fillimisht ka kërcënuar verbalisht e më pas ka gjuajtur në ajër pak pranë banesës.

Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga të shtënat, ndërsa familja Reçi është terrorizuar.

 Burime thonë se ngjarja ka lidhje me detyrën që mban Klodiani si Përgjegjës i Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Protesta e opozitës të Bashkia e Tiranës, Policët gati me fikës zjarri

VIDEOLAJM/ Protesta e opozitës të Bashkia e Tiranës, Policët gati me fikës zjarri