Të shtëna me armë në Kosovë, humb jetën fëmija 5-vjeçar! U qëllua në oborrin e shtëpisë së tij

Të shtëna me armë në Kosovë, humb jetën fëmija 5-vjeçar! U qëllua në oborrin e shtëpisë së tij

Foto ilustruese

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot pasdite në Vushtrri, ku një fëmijë 5-vjeçar ka humbur jetën, raporton gazeta Sinjali.

I mituri nuk ka arritur që t’i përballojë plagët që dyshohet se i mori nga arma e zjarrit.

E gjithë ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në oborrin e shtëpisë së fëmijës së ndjerë.

“Rreth orës 17:20, është raportuar se në Spitalin e Vushtrrisë, një fëmijë i moshës 5 vjeçar, është sjellë për ndihmë mjekësore, ndërkohë nga autoritetet mjekësore është bërë e ditur se si pasojë e lëndimeve që dyshohen të jenë nga arma e zjarrit fëmija ka vdekur. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së fëmijës”, ka thene Zahiti.

Sipas zëdhënësit të Policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një armë e llojit pistoletë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë