Pasditen e sotme është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti në Kurbin, në afërsi të qytetit të Laçit.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se është qëlluar drejt automjetit me të cilin lëvizte shtetasi M.N. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.
Policia raporton se ka identifikuar tre autorët e dyshuar, babain, Pren Gjoka me dy djemtë, Henrik e Paris Gjoka, (njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit) dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e tyre.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Njoftimi i Policisë:
Kurbin/Informacion paraprak-Rreth orës 18:55, në afërsi të hyrjes së qytetit të Laçit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi M. N.
Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.
Nga veprimet e shpejta janë identifikuar autorët e dyshuar: shtetasi P. Gj. dhe dy djemtë e tij, shtetasit H. Gj. dhe P. Gj. (njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit), ndërsa vijojnë kontrollet për kapjen e tyre.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Komente











