Të shtëna me armë në një banesë në Itali, vdes 27-vjeçari shqiptar (EMRI)

Të shtëna me armë në një banesë në Itali, vdes 27-vjeçari shqiptar (EMRI)

ITALI- Një i ri shqiptar humbi tragjikisht jetën mëngjesin e kësaj të hënë në Catania të Italisë. Viktima është Kastriot Ismailaj, 27 vjeç, i cili mbeti i plagosur pak ditë më parë nga të shtënat me armë zjarri.

Siç raportojnë mediat italiane i riu shqiptar ndërroi jetë në orën 9.45 të mëngjesit të sotëm në spitalin Garibaldi Centro, pasi u dërgua i plagosur rëndë nga disa të shtëna që ndodhën në Nesima, brenda një banese sociale në numrin 10.

Gjendja e tij ishte e rëndë dhe mjekët nuk ishin në gjendje të kryenin ndërhyrje kirurgjikale për të nxjerrë plumbin i cili i kishte rënë në kokë. Bashkë me viktimën, i cili ishte pa dokumente në Itali, i plagosur mbeti edhe një 43-vjeçar, i identifikuar si Carmelo Leonardi. Ky i fundit, përveç plumbit, ra edhe nga kati i dytë i godinës ku ndodhi ngjarja.

Ndërkohë në prokurori mëngjesin e sotëm u paraqit një person i tretë, që dyshohet se është i përfshirë në këtë ngjarje. Giovanni Pasqualino Di Benedetto, 27 vjeç, mësohet se është me precedentë të mëparshëm penalë dhe është arrestuar me akuzën e tentativës për vrasje.

Mjekësia ligjore po ekzaminon armën e gjetur brenda mureve të banesës, ndërsa brenda saj janë gjetur tre gëzhoja.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë