TIRANE - Disa të shtëna me armë janë dëgjuar sot në rrugën Njazi Meka në Tiranë.
Rreth 12 persona janë përfshirë në një konflikt me armë. Si pasojë njëri prej tyre ka gjuajtur me armë në ajër.
Mjetet e përfshira në këtë ngjarje janë identifikuar dhe janë mjetet me targa AA574AM Fiat i kuq dhe AA167AK Fiat blu.
Burime nga policia bëjnë me dije se armët me të cilat është gjuajtur janë të tipit Shootgun dhe Kallash.
Nga të shtënat, mësohet se nuk ka të plagosur, ndërkohë Policia e Tiranës, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.
Policia ka shoqëruar 2 persona dhe ka shpallur mbi 10 të tjerë në kërkim. Të shoqëruar janë shtetasit P.Gj nga Tropoja si dhe F.N nga Mirdita.
Sipas policisë 2 personat e shoqeruar kanë qenë jashtë makinës Fiat blu ndërsa të tjerët kanë ardhur me makinën e kuqe dhe kanë qëlluar në drejtim të tyre.
Aktualisht janë ngritur dyshime se bëhet fjalë për një tentativë atentati.
Personat të cilët ndodheshin në automjetin me ngjyrë blu me targa AA167AK nuk kanë reaguar e as nuk i janë kundërpërgjigjur sulmit.
Redaksia Online
(F.M/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com