TIRANE - Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në dy zona të ndryshme në kryeqytet rreth orëve të vona të mbrëmjes, por fatmirësisht pa shënuar të lënduar.

Një person i paidentifikuar ka qëlluar në ajër në zonën e Selitës në Tiranë, ndërsa paraprakisht dyshohet se gjithçka të ketë ndodhur si pasojë e një konflikti mes dy familjeve. Autori më tej është larguar me motor nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia është në ndjekje.

Ndërkohë në një tjetër zonë, pranë kthesës së Kamzës, dyshohet se dy grupe të ndryshme kanë qëlluar ndaj njëri-tjetrit. Dy grupet me dy automjete të ndryshme kanë qëlluar ndaj njëri-tjetrit. Fatmirësisht edhe në këtë rast plumbat nuk kanë shkaktuar të lënduar apo viktima.

Efektivët e Policisë së kryeqytetit kanë ngritur postblloqe në zona të ndryshme për të bërë të mundur arrestimin e autorëve për të dyja incidentet. 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)