TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme (11 Shtator) në Tiranë, në rrugën 'Princ Vidi', pranë zonës së QTU-së.
Sipas informacioneve të Shqiptarja.com dhe Report TV, mësohet se personi i palgosur është Ervin Nela, që nga hetimet paraprake rezulton se është plagosur nga kushëriri i tij, Mario Nela, i shpallur në kërkim. Gjithashtu në konfliktin me motive të dobëta janë përfshirë edhe 2 persona të tjerë, të afërm të autorit, që u shoqëruan.
Mësohet se Ervin Nela ka marrë një plumb në pulpën e këmbës dhe u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Tiranës doli sot pasdite edhe me një njoftim mbi ngjarjen, duke theksuar se përveç autorit në kërkim, shoqëroi edhe 2 të afërmit e tij të dyshuar si bashkëpunëtorë në krim. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë gjahu dhe një pistoletë zhurmuese.
“Nga veprimet e shpejta hetimore u bë identifikimi i autorëve të dyshuar, shtetasve G. N., E. N., dhe M. N., (Mario Nela, në kërkim), të cilët pas një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, në afërsi të vendit të quajtur "Rrethrrotullimi i 3-shit", dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin E. N., (Ervin Nela), i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Të shoqëruarit janë G. N., dhe E. N., kurse Mario Nela, është ende në kërkim.
Mbetet i paqartë akoma shkaku i konfliktit, teksa hetuesit pritet të marrin në pyetje në spital të plagosurin. Grupi hetimor ka nisur procedimin penal edhe ndaj autorit të dyshuar të krimit, që u arratis nga vendngjarja.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
55.2%
-
Jo
42.3%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5930
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, nën hetim 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës
11 Janar, 13:37
-
Nënshkruhet marrëveshja për rijetëzimin e Kalasë së Elbasanit, Rama: Siguron vizitorë të shumtë! 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04
-
Tiranë/ 47-vjeçari i futet së resë në banesë, tenton ta ngacmojë! 3 të tjerë dhunojnë nënën e partneret! Vihen në pranga
11 Janar, 11:47
-
Tiranë/ Mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 71- vjeçari! I dënuar më parë në Gjermani për vrasje
11 Janar, 10:06
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
Shpallet logoja fituese e Tirana Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025, Veliaj: Mbështesim më shumë artin dhe kulturën
10 Janar, 14:19
-
Zyrtare/ Partizani prezanton sulmuesin e Kombëtares, firmos deri në vitin 2029
10 Janar, 12:49
-
Zbardhet misteri i vajzës në 'Astir'! Haluçinacione nga droga?! 5 djemtë me armë e kyçën në apartament të qetësohej, 21-vjeçarja njoftoi policinë
10 Janar, 10:49
-
Zyrtare/ Alban Bushi firmos kontratën e re, drejton Kombëtaren U-21 deri në fund të vitit 2026
10 Janar, 10:46
-
U ekstradua nga Turqia, Dritan Rexhepi kërkon të jetë prezent në gjyqin për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës! GJKKO i cakton 'arrest me burg'
10 Janar, 10:08
-
Tiranë/ Mbante armë zjarri pa leje në mobilerinë e tij, arrestohet 51-vjeçari
10 Janar, 09:53
-
Tiranë/ 69-vjeçari plagoset me mjet presës nga një 45-vjeçar, i moshuari goditi fillimisht me sende të forta
9 Janar, 22:05