EMRAT/ Plagosje në rrugën 'Princ Vidi' në Tiranë, i riu qëllon me armë në këmbë kushëririn pas sherrit dhe arratiset! Shoqërohen dy bashkëpunëtorët e dyshuar (EMRAT)

EMRAT/ Plagosje në rrugën 'Princ Vidi' në Tiranë, i riu qëllon me armë në këmbë kushëririn pas sherrit dhe arratiset! Shoqërohen dy bashkëpunëtorët e dyshuar (EMRAT)

TIRANE- Nje plagosje me arme zjarri ka ndodhur diten e sotme (11 Shtator) ne Tirane, ne rrugen 'Princ Vidi', prane zones se QTU-se.

Sipas informacioneve te Shqiptarja.com dhe Report TV, mesohet se personi i palgosur eshte Ervin Nela, qe nga hetimet paraprake rezulton se eshte plagosur nga kusheriri i tij, Mario Nela, i shpallir ne kerkim. Gjithashtu ne konfliktin me motive te dobeta jane perfshire edhe 2 persona te tjere, te aferm te autorit, qe u shoqeruan.

Mësohet se Ervin Nela ka marrë një plumb në pulpën e këmbës dhe u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Tiranës doli sot pasdite edhe me një njoftim mbi ngjarjen, duke theksuar se përveç autorit në kërkim, shoqëroi edhe 2 të afërmit e tij të dyshuar si bashkëpunëtorë në krim. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë gjahu dhe një pistoletë zhurmuese.

“Nga veprimet e shpejta hetimore u be identifikimi i autoreve te dyshuar, shtetasve G. N., E. N., dhe M. N., (Mario Nela, ne kerkim), te cilet pas nje konflikti per motive te dobeta, diten e sotme, ne afersi te vendit te quajtur "Rrethrrotullimi i 3-shit", dyshohet se kane qelluar me arme zjarri shtetasin E. N., (Ervin Nela), i cili ndodhet ne spital, ne kujdesin e mjekeve, jashte rrezikut per jeten”, thuhet ne njoftimin zyrtar.

Të shoqëruarit janë G. N., dhe E. N., kurse Mario Nela, është ende në kërkim.

Mbetet i paqartë akoma shkaku i konfliktit, teksa hetuesit pritet të marrin në pyetje në spital të plagosurin. Grupi hetimor ka nisur procedimin penal edhe ndaj autorit të dyshuar të krimit, që u arratis nga vendngjarja.

SI.E./A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha u mor i pandehur nga SPAK, avokati Beqiri për Report Tv: Rrezikon të dënohet nga 2 deri në 8 vite burg! Për fondacionin e Liri Berishës do të merret në pyetje gjitha familja e tij

Berisha u mor i pandehur nga SPAK, avokati Beqiri për Report Tv: Rrezikon të dënohet nga 2 deri në 8 vite burg! Për fondacionin e Liri Berishës do të merret në pyetje gjitha familja e tij