Të shtëna me armë para një restoranti në Beograd! Plagosen 2 persona

Të shtëna me armë para një restoranti në Beograd! Plagosen 2 persona

Policia në Beograd

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në Beograd pas të shtënave me armë zjarri përpara një restoranti në zonat e njohura si ‘Novopazarska’ dhe ‘Maksima Gorki’. Mediat serbe shkruajnë se të plagosurit janë dy persona të moshës 26 dhe 30 vjeç të cilët tashmë po marrin ndihmë mjekësore në spital.

“Rreth orës 19:40, në Maksim Gorki është qëlluar një njëzet e gjashtë vjeçar, i cili ka pësuar lëndime dhe në Novopazarska, një burrë është gjetur me plagë me armë zjarri dhe është qëlluar edhe në Maksim Gorki. Policia është në kërkim intensiv për autorin”, njofton policia serbe.

Autori i sulmit është arratisur menjëherë pas të shtënave, ndërsa policia është vënë në kontroll të tij, duke bllokuar disa zona të Beogradit.

Kujtojmë se javë më parë, dy ngjarje të rënda tronditën Beogradin, ku dy të rinj me armë zjarri kryen masakra ku mbetën të vdekur 17 persona. Fillimisht një 14-vjeçar vrau 8 nxënës dhe rojen e sigurisë në shkollën e tij dhe pa kaluar shumë kohë nga kjo ngjarje, një 21-vjeçar ekzekutoi 8 persona me ndihmën e një bashkëpunëtori.Gjithsej u vranë 17 persona dhe mbi 20 të tjerë u plagosën. Për ngjarjet e ndodhura në Beograd u zhvilluan protesta masive ku kërkohej edhe çarmatosja e popullsisë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iglu: 23/05/2023 06:37

    Amanet,kujdes Zhaklinen se ndjehej e sigurte andej....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë