TIRANË- Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar te tregu ushqimor tek Qyteti i Nxënësve.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se është qëlluan në ajër dhe se nuk ka të lënduar.
Policia ka mbërritur në vendngjarje nga ku edhe ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Në të njëjtën zonë, disa ditë më parë ka ndodhur një grabitje me armë zjarri nga tre persona të maskuar. Për më shumë detaje (LEXO KËTU)
NJOFTIMI I POLICISË:
Afër Tregut Ushqimor është qëlluar me armë zjarri.
Nuk ka persona të lënduar.
Policia në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.