LEZHË - Rreth 30 plumba u derdhën mbi mjetin “Audi Q7” në të cilin udhëtonin Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij 32 vjecare Gentiana, duke i lënë të vdekur në vend.
Atentati mafioz tronditi Lezhën pasditen e së dielës, teksa burrë e grua, prindër të katër fëmijëve, u zunë në pritë nga autorët dhe u qëlluan me breshëri.
Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ku dallohet që mjeti është bërë shoshë nga rreth 30 plumba..
Mësohet se çifti, i cili po lëvizte në drejtim të Torovicës së Lezhës, në fshatin Balldren, është penguar nga një automjet që u ka prerë rrugën, gjë që ka detyruar Kreshnik Mujecin të ndalonte makinën. Në këtë moment, nga një tjetër automjet, i cili raportohet se ishte pa targa, kanë dalë dy persona të armatosur me kallashnikovë që derdhen breshërinë e plumbave në drejtim të në drejtim të çiftit Mujeci, duke i lënë të vdekur në vend.
Pas ekzekutimit, autorët u larguan me shpejtësi ndërsa për të nxjerrë trupat nga makina, në ndihmë erdhi edhe një zjarrëfikëse.
Në zonë ndodhen disa kamera sigurie, pamjet e të cilave po analizohen nga grupi hetimor për të parë lëvizjet e autorëve para dhe pas ngjarjes.
Policia ende nuk ka të arrestuar, ndërsa motivet janë të paqarta.
Por, një nga pistat kryesore të hetimit është ajo e hakmarrjes, pasi viktima Kreshnik Mujeci është akuzuar për vrasjen e Genc Mhillaj në vitin 2016, por deri më tani rezultonte të mos ishte dënuar.
Thuajse një vit pas, ai dhe kushëri i i tij Jozef Mujeci u arrestuan si të dyshuar për vrasjen e Mhillajt, i njohur edhe si Gent Pjetri. Sipas hetimeve të asaj kohe, Kreshniku në bashkëpunim me kushëririn i kishin prerë rrugën viktimës dhe e kishin qëlluar për vdekje pas një konflikti për motive të dobëta. Por çështja mori kthesë në gjykatë.
Më 27 nëntor 2018, Shkalla e Parë e Gjykatës së Shkodrës i shpalli të dy të pafajshëm për vrasjen. Gjykata e Apelit Shkodër më 6 nëntor 2019 vendosi të mos pranojë ankimin e prokurorisë për vendimin e Shkallës së Parë. Gjykata e Lartë nga ana tjetër e ktheu çështjen për rigjykim në Apel më 31 tetor 2024.
Kohët e fundit Kreshnik Mujeci ishte parë edhe në mbështetje të banorëve të Rrjollit në protestën e tyre kundër resortit të Ulajt.
Ndërsa vetëm një ditë më parë kishte organizuar festën tradicionale të katolikëve për Shën Markun, në fshatin Koljakaj, ku edhe ishte banor, festë që e organizonte prej 4 vitesh...
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Detaje të reja janë zbardhur ne lidhje me atentatin e ndodhur në Balldren të Lezhës, ku 39-vjeçari Kreshnik Mujeci, së bashku me bashkëshorten e tij, Gentjana Mujeci, mbetën të vrarë me breshëri plumbash.Mësohet se çifti, i cili po lëvizte në drejtim të Torovicës së Lezhës, në fshatin Balldren, është penguar nga një automjet që u ka prerë rrugën, duke detyruar Kreshnik Mujecin të ndalonte makinën.
Në këtë moment, nga një tjetër automjet, i cili raportohet se ishte pa targa, kanë dalë dy persona të armatosur me kallashnikovë dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të çiftit Mujeci, duke i lënë të vdekur në vend.Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po punon me pamjet për të krijuar një identikit të autorëve të dyshuar.

Gjergj Neli, avokat dhe i afërm i Kreshnik Mujecit, i cili u vra sot Lezhë bashkë me të shoqen, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen e rëndë.
Avokati u bën thirrje mediave dhe autoriteteve të mos fokusohen te pista e hakmarrjes apo gjakmarrjes, pasi sipas tij nuk ekzstojnë arsye të tilla.
Reagimi i plotë i avokatit Gjergj Neli:
Deklaratë Publike
Per ngjarjen e Rende dhe Makabre te
Atentatit ndaj Kreshnik Mujecit me familje
Me mallengjim dhe me keqeardhje morem vesh njoftimin e hidhur, në lidhje me ngjarjen e rëndë të nje atentanti te ndodhur sot në fshatin Balldren, Njësia Administrative Balldre, Bashkia Lezhë, ku humbën jetën tragjikisht shtetasit Kreshnik Mujeci dhe Gentjana Mujeci, ndaj per kete atentat makaber
shprehim dhimbjen e thellë dhe solidaritetin me familjarët e viktimave në këtë moment të vështirë.
Dënojmë me forcë këtë akt të rëndë kriminal dhe kërkojmë nga organet ligjzbatuese zbardhjen e plotë dhe të shpejtë të ngjarjes, si dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve.
Njëkohësisht, dënojmë publikisht deklarimet e disa mediave, të cilat kanë aluduar se kjo ngjarje lidhet kryesisht me motive hakmarrjeje, meqenese gjaku dhe fisi Mujeceve nuk u kane asnje deryrim, versione te kesaj natyre edhe mundet te jene me nje nga pistat e dyshuara per organet ligj-Zbatuese, por keshellojme mos lenjen ne harrese dhe pista te tjera dyshimj per ngjarjen kriminale te ndodhur.
Kreshnik Mujeci ka qene nje familjar i rregullt dhe i dashur dhe i rrespektuar me te afermit dhe me te gjithe komunitetin per rreth Lezhes dhe Shkodres, i cili merrej me Blegtori se bashku me bashkeshorten e ndjere per te perballuar jetes normale ne sherbim te familjes.
Këto pretendime janë të pavërteta dhe të pabazuara pertej Çdo dyshim në lidhje me ngjarjen e vitit 2017 në Malin e Jushit per te cilen është trajtuar dhe ezauruar nga organet kompetente, përkatësisht Prokuroria e Shkodrës, si dhe nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit Shkodër.
Në përfundim të këtyre proceseve, shtetasi Kreshnik Mujeci nuk është gjetur fajtor në lidhje me atë ngjarje. Për rrjedhojë, çdo përpjekje për ta lidhur ngjarjen e sotme me pretendime të tilla është e papranueshme dhe cenon të vërtetën, si dhe rëndon padrejtësisht mbi familjen e viktimave.
U bëjmë thirrje mediave të tregojnë përgjegjësi profesionale, të verifikojnë informacionin dhe të shmangin përhapjen e lajmeve të pasakta që mund të ndikojnë negativisht në opinionin publik dhe në dinjitetin e familjeve qe prosupizohet të përfshira ne konflikt.
Per kete Kërkojmë drejtësi dhe zbardhjen e ngjarjes, transparencë të plotë për këtë ngjarje makabre dhe të rëndë.
Zoti forcofte famjljaret dhe gjithe miqesine kudo te jene
Lamtumire kusherini jem!
Lamtumire kunate !
Pushofshi ne paqen e zotit!

Çifti që shikoni në foto janë Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, të cilët u ekzekutuan sot nga një atentat më armë zjarri teksa udhëtonin me makinë në Lezhë.
Kreshnik Mujeci njihej në zonë si një person aktiv në jetën komunitare. Ai organizonte çdo vit festën e Shën Markut në fshatin Koljakaj, një aktivitet që synonte bashkimin e banorëve dhe promovimin e harmonisë ndërfetare.

Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij, Gentjana Mujeci, u vranë sot në një atentat me armë zjarri në Lezhë, teksa udhëtonin me makinë. Por, një ditë më parë, 39-vjeçari festonte me disa bashkëfshatarë.
Ashtu siç e kishte kthyer në traditë prej 4 vitesh, Kreshnik Mujeci një ditë më parë kishte organizuar festën me gjithë fshatin Koljakaj për Shën Markun, pranë kryqit që ishte vendosur në malin e kësaj zone.
Pas rreth tre orësh nga atentati që i mori jetën 39 vjeçarit Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortes së tij 32 vjeçare Gentjana,në Balldren të Lezhës, automjeti tip “Audi” me të cilin po lëviznin viktimat është larguar nga vendi i ngjarjes me karotrec.
Siç duket edhe nga pamjet, mjeti është i dëmtuar rëndë, i bërë shoshë nga mbi 30 plumbat, kryesisht në pjesën e përparme dhe në anën e shoferit, çka tregon edhe intensitetin e sulmit me armë zjarri.
Makina u transportua nga vendngjarja pasi përfunduan veprimet e para hetimore nga grupi i policisë, ndërsa pritet që të shërbejë si provë për zbardhjen e plotë të atentatit.
Policia ka arritur të nxjerrë nga makina e bërë shosh nga plumbat, viktimat Kreshnik Mujecin dhe bashkëshorten e tij, Gentjana Mujecin. Këta dy të fundit humbën jetën pas atentatit me armë zjarri në Balldren të Lezhës.

Kreshnik Mujeci, i cili mbeti viktimë e atentatit të sotëm në Lezhë bashkë me gruan e tij, në vitin 2017, sëbashku me kushëririn e tij Jozef Mujeci, u arrestuan për vrasjen e Genc Mhillajt, ngjarje e ndodhur në 2016-ën.
Por më 27 nëntor 2018 Gjykata e Shkallës së Parë të Shkodrës e shpalli të pafajshëm Jozef dhe Kreshnik Mujecin për vrasjen e Genc Mhillaj, duke pretenduar për mungesë provash.
Më 6 nëntor 2019 Gjykata e Apelit Shkodër vendosi të mos pranojë ankimin e prokurorisë për vendimin e Shkallës së Parë, ndërsa Gjykata e Lartë e ktheu çështjen për rigjykim më 31 tetor 2024.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës, Arben Nasufi, ka folur për atentatin e ndodhur në Lezhë, ku mbetën viktima Kreshnik Mujeci dhe gruaja e tij.
Përmes një deklarate për mediat, Nasufi tha se ndaj 'Audit Q7' me të cilin udhëtonin dy viktimat, është qëlluar me breshëri armësh zjarri.
Po ashtu, Nasufi deklaroi se është ngritur një grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, që po punon për sigurimin e të gjitha provave nga vendi i ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të dinamikës së vrasjeve.
“Është konstatuar se gjatë lëvizjes së një mjeti, ai është qëlluar me breshëri armësh. Mjekët kanë konfirmuar për humbjen e jetëve të dy personave, një burrë e një grua. Lajmi është shumë i rëndë. Nën drejtimin e prokurorit është ngritur grupi hetimor, po kryhen të gjitha veprimet operative në terren. Po punojmë intensivisht, po fiksojmë çdo provë në vendngjarje, me qëllim hetimin e plotë, zbardhjen e të gjithë dinamikës dhe zbulimin e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë”, tha mes të tjerash Nasufi.
39-vjeçari Kreshnik Mujeci, i cili u vra sot në një atentat me armë zjarri bashkë me të shoqen teksa udhëtonin me makinë, rezulton të ketë qenë një prej mbështetësve më të spikatur të banorëve të Rrjollit, të cilët prej disa muajsh po protestojnë kundër ndërtimit të resortit të botuesit dhe biznesmenit Bashkim Ulaj.
Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, Mujeci duket duke bërë thirrje që sa më shumë qytetarë të protestojnë krah banorëve të Rrjollit, në mbrojtje të tokave të tyre, për të cilat pretendojnë se po uzurpohen padrejtësisht nga biznesmeni Ulaj.
"I bëj thirrje gjithë Shqipërisë: Amanet o gjaku i shqiptarit, mos t’i lëmë këta këlyshë të luajnë kufinjtë e të parit. Të mbetet histori djal pas djali. Mbani mend çfarë po ju thotë malësori i Kelmendit",- shprehej në një video Mujeci.

Ky është Kreshnik Mujeci, 39 vjeç, i cili mbeti i vrarë ditën e sotme bashkë me bashkëshorten e tij në atentatin e ndodhur në Balldren të Lezhë.
Sipas burimeve për “Shqiptarja.com”, Mujeci rezulton të ketë qenë person me bindje fetare dhe më herët kishte bërë thirrje për t’iu bashkuar protestave në Rrjoll.

Viktima Genc Pjetri
Kreshnik Mujeci, i cili u ekzekutua në Balldre të Lezhës, bashkë me bashkëshorten e tij, nuk është një emër i panjohur për policinë.
Ai së bashkë me kushëririn Jozef Mujeci, janë akuzuar për vrasjen e ccccallias Gent Pjetri, në tetor 2016. Pas një konflikti për motive të dobëta, Jozef Mujeci, asokohe vetëm 21 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri në ballë Gegë Pjetrin duke e lënë të vdekur.
Pak ditë para vrasjes, 6 tetor 2016, Jozef Mujeci kishte debatuar më 49-vjeçarin Genc Pjetri, dhe pas një tjetër përballje në Torovicë të Lezhës, i riu e ka qëlluar me armë zjarri. Asokohe ai u arrestua menjëherë pas ngjarjes, ndërsa dy kushërinjtë e tij, të shpallur në kërkim, Kreshniku u arrestua vetëm një vit më pas në 2017.
Por pas një kalvari nëpër dyert e gjykatave, dy kushërinjtë Mujeci, Jozefi dhe Kreshniku, ende nuk rezultojnë të dënuar për vrasjen e babasë së 4 fëmijëve.
Shkalla e Parë e Gjykatës së Shkodrës i ka shpallur të pafajshëm Jozef dhe Kreshnik Mujecin për vrasjen e Genc Mhillaj më 27 nëntor 2018.
Ndërkohë, Gjykata e Apelit Shkodër më 6 nëntor 2019 ka vendosur të mos pranojë ankimin e prokurorisë për vendimin e Shkallës së Parë. Prokuroria bëri rekurs dhe me një vendim të 31 tetorit 2024, Gjykata e Lartë vendosi ta kthejë çështjen për rigjykim në Apel, me një tjetër trupë gjykuese.

Kreshnik Mujeci është një prej dy viktimave të atentatit me armë zjarri të ndodhur ditën e sotme në Balldren të Lezhës. Të dy personat që ndërruan jetë si pasojë e plumbave të marrë, janë burrë e grua. Trupat e viktimave ndodhen ende në makinë.
Report Tv sjell pamjet e makinës Audi e cila është qëlluar me breshëri plumbash në Balldre të Lezhës. Burrë e grua kanë humbur jetën, ndërsa policia ka arritur në vendin e ngjarjes. Trupat e dy viktimave janë ende në mjetin luksoz.

Komente










do dali prape kryembreti te thote hajdeni turiste mos cani koke se ketu nuk ka krisma ...
PërgjigjuPSE E MAJKE GISHTIN SI USHTAR I ISIS KY.... DHE PAMJE SI TALEBAN...
PërgjigjuOre keq i ka nis puna ketij drejtorit pergjithshem te policis SKENDER HITA. Vrasje nga veriu ne jug Plagosje nga jugu ne veri. Viktima ne aksidente cdo dit nga 2-3 viktima
PërgjigjuHahaha mirmengjes o veriu Ka pushk... Po PSE ore ai I beri gjithe keto vrasje e aksidente!? Edhe ti edhe un te ishim ne ate post ato qe do ndodhin do ndodhin Jan te pa evitueshme.
Gjyqet behen me juri, jo si ne Shqiperi.
PërgjigjuIk vazhdo vrit dhe ne ate bote tani... Udhe e mbare ty dhe gjithe atyre si ty!
PërgjigjuPp ky eshte deklaruar i pafajshëm nga te dy shkallët e gjyqesorit, pse i atribuoni gjera qe sjanë provuar. Ju po prezumoni te pafajshëm Lal Plehun qe eshte me 35 akuza për korrupsion dhe ky qe eshte eshte deklaruar e pafajshëm e bëni fajtor. Plehra komunistë te qelbur dhe te korruptur. Moderator shkërdhate publikoje komentin
PërgjigjuTe ka ngel ora te komunizmi, kane kaluar 34 vjet o shok. Po me duket slkush ankohet me shume per komunizmin jane krye komunist per vete. Degjove o Mihal
shqiperi te qofsha fale..shqiperia e edi rames...ptu...
PërgjigjuAma koment, lidh hasmerine me politiken. Njerëz mblidhni mendjen. Po vrave do të vrasin.
Po vrave, do vritesh, edhe nëse udhëton me Q7!!
PërgjigjuAte qe kerkovi gjeti , gjaku nuk harrohet
PërgjigjuPo gruaja 32 vjece cpune pati meqenese kanuni nuk i prekte grate or teeeejjjjj