Të shtëna me armë zjarriBulqizë janë regjistruar mesditën e kësaj të hëne. Dy të rinj në Shupenzë, F. T., dhe A. D. janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri.

Më pas ata janë larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën  për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.