Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Bulqizë. Rreth orës 17.30, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, një person ka qëlluar me armë në drejtim të një makine të parkuar.
Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe ato të Komisariatit Bulqizë, po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.