Vrasje mafioze në Tiranë/ Ekzekutohet 35-vjeçari, 4 të plagosur, mes tyre dhe kamarieri! Shënjestra e atentatit, vëllai i viktimës! I plagosur dhe daja, i akuzuar në Itali për trafik droge (VIDEO)

TIRANË- 4 janari ka shënuar viktimën e parë për vitin 2022 si rezultat i një vrasjeje kriminale. Shënjestër e këtij atentati mafioz mendohet të ketë qenë Blerim Çela, 28-vjeç, por viktimë e breshërisë së plumbave të kallashnikovit ka mbetur vëllai i tij, 35-vjeçari Erion Çela nga Dibra, i njohur edhe me emrin Adriatik Çela, si edhe 4 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Që do të thotë, përveç Çelës, i cili ka marrë plagë në këmbë dhe në fytyrë, kanë mbetur të plagosur edhe Edmond Crroj 41 vjeç, daja i viktimës, Azbi Selimaj 19 vjeç kamarier i lokalit i cili ka marrë plagë në shpatull dhe  Arben Dani 46 vjeç i dëmtuar në këmbë.

Si ndodhi ngjarja?
Report Tv me gazetarin Sokol Dema, i cili ka ndjekur hap pas hapi ngjarjen, ka arritur të mësojë se viktima me 4 të plagosurit ishin duke konsumuar një kafe në lokalin 'New Focus Lounge' në zonën e 'Don Boskos' në Tiranë. Rreth orës 16:15, autorët që dyshohet se kanë qenë 3, kanë ardhur nga spitali i Traumës drejt lokalit me një makinë tip Mercedez Benz E-Class me targa AA 125 UK i zi, të cilat dyshohet se i janë vjedhur një Smart-i. Ato kanë qëlluar nga makina në lëvizje me breshëri kallashnikovi në drejtim të tavolinës ku ishte ulur viktima dhe personat e tjerë dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ato kanë kthyer makinën në atë zonë dhe janë larguar po në drejtim të Traumës, andej dhe nga erdhën.  Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat.

Kush është viktima dhe personat e plagosur?
Viktimë e këtij atentati ka mbetur  Erion Çela, i njohur edhe me emrin Adriatik Çela, por nga sa mësohet ai nuk rezulton të jetë një person me precedent penal. 35-vjeçari do të bëhej së shpejti babi i një vajze. Çela është pronar i një tabakino (dyqan cigaresh) që e kishte hapur vetëm 6 muaj më parë. Nga sa mësohet, ai ulej gjithmonë në tavolinën afër xhamit, në mënyrë që të kishte mundësi për të parë nga dyqani i i tij. Shënjestra mendohet se ka qenë Blerim Çela, 28-vjeç, por nuk ka të dhëna mbi të shkuarën e tij që mund të ndihmonin edhe në zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë. Nga ana tjetër, i plagosur ka mbetur edhe Edmond Crroj 41 vjeç, daja i viktimës, një person me precedent penal për trafik droge në Itali. Mes të plagosurve është edhe një 19-vjeçar, Azbi Selimaj, i cili ishte kamarier, por që në momentin e atentatit ka qenë i ulur në tavolinë me viktimën. 

Hetimet
Pista kryesore e hetimeve është aktiviteti kriminal i mëparshëm i viktimës si edhe të plagosurve, jashtë vendit pasi në Shqipëri rezultojnë pa precedent penal. Personat e përfshirë në këtë ngjarje kanë biznese aty pranë, teksa njëri prej tyre kishte dhe shtëpinë pranë vend ngjarjes. Në lokal ka kamera sigurie, ç'ka shton edhe shpresat e hetuesve që mund t'i ndihmojnë në identifikimin e autorëve. Sakaq, ngjarja ka shokuar klientët në lokal si edhe banorët aty përreth, pasi është një zonë mjaft e populluar e kryeqytetit.  

Bilanci i atentatit në 'Don Bosko'
Viktima
Erion Çela 35-vjeç (me emër të ndryshuar Adriatik Çela)
Të plagosur
Blerim Çela 28 vjeç i dëmtuar në këmbën e djathtë dhe në fytyrë, vëllai i viktimës (shenjestra e atentatit)
Arben Dani 46 vjeç i dëmtuar në këmbë
Azbi Selimaj 19 vjeç i dëmtuar në shpatull (kamarieri)
Edmond Crroj 41 vjeç, i plagosur në bark dhe këmbë (daja i viktimës)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:06
I shtrirë në tokë mes karrigeve të lokalit, del fotoja e viktimës së atentatit mafioz në 'Don Bosko'

1641327475_61d4ab1c89eabtrupiiviktimestedonbosko.jpeg

Report Tv ka siguruar foton e të riut Erion Çela i cili mbeti viktimë e atentatit me armë zjarri pasditen e sotme në zonën e Don Boskos në Tiranë. Siç shihet në foton e siguruar viktima duket i shtrirë në tokë brenda lokalit ku u qëllua me armë zjarri.

Ora 18:13
Do të bëhej shumë shpejt babai i një vajze, por 35-vjeçari u ekzekutua sot me breshëri plumbash kallashnikovi

35-vjeçari Erion Çela, të cilit plumbat e kallashnikovit i morën jetën, do të bëhej shumë shpejt baba. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se bashkëshortja e viktimës, Erion Çela, është shtatëzanë dhe pret një vajzë. Çela mbeti i vrarë nga atentati i mbrëmjes së sotme në 'Don Bosko' në Tiranë, ku ishte i ulur në një lokal së bashku me të afërm të tij, të cilët kanë mbetur të plagosur. 

Ora 18:12
Vrasja në 'Don Bosko', zbulohet kush ka qenë shënjestra e atentatit! I plagosur edhe daja i viktimës, në hetim për trafik droge në Itali

1641316417_donbosko.jpg

Report Tv ka mësuar se shenjestra e atentatit ka qenë Blerim Çela, vëllai i viktkës Erion Çela. Nga ana tjetër, mësohet se i plagosur ka mbetur edhe Edmond Crroj, daja i viktimës, i cili rezulton me precedent penal për drogë në Itali.

Ora 17:24
Vrasja në 'Don Bosko', zbardhet identiteti i viktimës! Mes të plagosurve edhe vëllai i tij, po pinin kafe

 

Zbardhet identiteti i viktimës si pasojë e atentatit në 'Don Bosko'. 

I vrarë me armë zjarri është Erion Çela, e ndërsa janë plagosur  Arben Dani 46 vjec i dëmtuar në këmbë, Azbi Selimaj 19 vjec i dëmtuar në shpatull.

Blerim Çela 28 vjec i dëmtuar në këmbën e djathtë dhe në fytyrë, vëllai i viktimës. I plagosur në bark dhe këmbë Edmond Crroj 41 vjeç

Ora 17:22
Policia jep njoftim zyrtar për vrasjen në 'Don Bosko', 4 të plagosur dhe 1 viktimë

1641312841_donbosko2.jpg

Policia jep njoftim zyrtar për vrasjen në 'Don Bosko'.

"Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.01.2022, rreth orës 16:15, në "Don Bosko", në ambientet e një lokali dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetas.

Si pasojë e të shtënave, shtetasi E. Ç., 35 vjeç ka humbur jetën,  dhe janë plagosur shtetasit A. D., 46 vjeç, A. S., 19 vjeç, B. Ç., 28 vjeç dhe E. C., 41 vjeç. 

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat, të cilët pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me një automjet tip "Mercedes-Benz".

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton Policia. 

Ora 17:14
Vrasja në Don Bosko, 3 autorët u larguan me një Benz me targa të vjedhura të një Smart-i!

 

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati mafioz në 'Don Bosko'. Mësohet se makina me të cilën janë larguar autorët është Mercedez Benz  E Class me AA 125 UK i zi, të cilat dyshohet se i janë vjedhur një Smart-i. Në makinë kanë qenë 3 persona, bëjnë me dije burimet për Report Tv.

Ora 17:11
Plumba në bark dhe këmbë, 3 të plagosurit në 'Don Bosko' në gjendje të rëndë

1641312841_donbosko2.jpg

Report TV ka mësuar se gjendja e tre të plagosurve nga të shtënat me armë në 'Don Bosko' janë në gjendje të rëndë. Nga sa mësohet ato i janë nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, pasi kanë marrë plumba në bark dhe këmbë duke rrezikuar për jetën. 

 

 

Ora 17:05
Vrasja në Tiranë, policia ngre pika kontrolli në Elbasan për të kapur autorët

 

Policia e Elbasanit ngre postoblloqe në dalje të autostradës Tiranë-Elbasan për kontroll për autorët e dyshuar për ngjarjen në kryeqytet. Sipas burimeve dyshohet se autorët kanë lëvizur me një mjet tip ‘Benz’ të zi. Një person ndërroi jetë nga të shtënat me armë ndërsa tre të tjerë u plagosën.

Ora 17:04
Vrasja në 'Don Bosko', momenti kur ambulanca merr të plagosurit (VIDEO)

 

Report Tv ka siguruar pamje nga zona e 'Don Boskos' ku u vra me armë zjarri një person ndërsa u plagosën tre të tjerë pas një sherri për motive ende të paqarta. Siç shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv, ambulanca po merr një nga të plagosurit.

Ora 16:58
'Skenë krimi'...pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra 1 person dhe 2 të tjerë mbetën të plagosur! Autorët largohen me 'Benz' të zi

 

Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarje, pranë një lokali ku pas një sherri u vra me armë zjarri një person, e ndërsa 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Siç shihet edhe në pamje, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, e ndërsa zona është rrethuar me shiritin 'skenë krimi'. Nga ana tjetër, mësohet se autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një 'Benz' të zi! 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nano: 05/01/2022 01:22

    Ai gledisi shum djal i mir,por nuk esht per ate pun!Jan strukturat posht qe jan te vendos nga deputet e ministra qe nuk e pyesin fare,e anashkalojn si lolo!Po nuk vuri drejtora e nendrejtora nen varesi te vet esht thjesht nje buratin…

    Përgjigju
  • Alb: 05/01/2022 00:49

    Ne fund te fundit postobllok ne elbasan u ngrit skan pas nga te kalojn tjt. ps ne elbasan dhe nje vrasje me buj qe u be e beri nje tropojan vk behet cbehet elbasani e ha.

    Përgjigju
  • A. N.: 04/01/2022 23:36

    Tek ne ndodhin shume nga keto rastet e hakmarrjeve sepse kemi kriminalitetin me te larte ne europe per banore duke filluar nga hajdutet, tutoret e prostitutave, trafikantet e kanabisit dhe te droges. Jemi populli me i vogel ne europe por qe kontrollojme trafikun e droges ne shumicen e shteteve europiane

    Përgjigju
  • Une: 04/01/2022 23:29

    Ku eshte ky skuthi ministri i brendshem? Sa here ndodh ndonje ngjarje zhduket dhe ja le topin drejtorit te policise. Sa per policet nuk jane te gjithe njesoj, ka plot djem e goca qe jane shume te mire dhe te pergjeshem por nuk i perkrah kush. Sot kerkoni te bejne patrullime e te ndaloj halabaket por harruam qe si popull nuk lame gje pa thene e duke i mallkuar per shkak te dikujt qe vdiq aksidentalisht dhe na i bene deshmore ndersa policin kriminel. U rrahen policat ne mes te Tiranes nga halabaket e u braktisen nga qeveria e tyre. U plagosen policat me plumba ne Elbasan nga halabaket me politike dhe sot askush nuk ka mbajt pergjegjsi. Keto jane pasojat sot. Polici njeri eshte, ka frik te bej punen e vet se e shesin duke filluar nga Edi Rama e deri tek kryebashkiaku e tek ministri. Ndersa keta te opozites jane me kafshe muhabet tjeter.. Nuk ke bere shtet o Ed Rama, na merzite duke dhene afate ne Facebook jo 100 dite, jo 300 dite. Tani ke filluar e thua do qindra vjet te behet shtet. Jo or mik jo, e ke gabim. Ne kishim shtet para 90 dhe e kishim te sakte vecse politika duhej ndryshuar por barbaret e dhjetrokracise shkateruan cdo gje dhe pasojat i vuajme sot. Para 90 per nje ngacmim ne rruge apo larg qofte nje vrasje ministrin e brendshem e kishe ne terren megjithe shtetin ne kembe dhe nuk linin gure pa leviz. Nuk behet shteti me pordhe nga Facebook apo me aksion dhe evente mediatike. Ti or ti se bashku me ata legenat qe ke vene ne krye te policise te shkoni ne Don Bosko e te takoheni me banoret. Aty te rrini deri sa te kapen kriminelet qe gjuajne me automatik ne mes te lagjes. Kshu behet shteti dhe kshu e beri qoftelargu para 90..Aty ta pini kafen dhe ju edhe aty te beni pazarin ne Don Bosko, merrni dhe kalamaqte tuaj me vete e ta perjetoni tmerrin.

    Përgjigju
    • @une: 05/01/2022 00:09

      Vrasja e laptakes nuk ishte aksidentale por ishte vrasje me dashje nga nje rrugac i droguar i nje reparti rrugacesh. E pe videon ti? Ku ishte aksidentalja aty? Po hedhja e armes qe gjoja i perkiste viktimes cfare ishte? Apo veper nga cunat e mire qe i quan ti. Ka police shume te mire dhe te afte por qe i ka mbytur fruma e ketyre qe po mbrom ti dhe politika 3 degjeneruar.

  • Shoku: 04/01/2022 23:29

    O popull pse ju duket habi qe vriten sic vriten ne cdo vend te botes,problemi eshte media qe ju helmon cdo dite me te tilla lajme dhe kur ka papunesi normal qe me lajme do merreni.Nuk mbahet shteti me police ne cdo lokal,rruge,dyqan,ai qe ka zgjedhur ate rruge si ne Tirane apo New York do vritet.

    Përgjigju
    • Une: 04/01/2022 23:53

      Ndodh ore ndodh edhe neper bote por ta them une qe behet nami i zi nese ne nje lagje ne New York gjuhet me 3 automatike nga makina mbi nje kafene duke rrezikuar jeten e njerezve te pafajshem. Ca kujton se eshte film ne Netflix? Tjeter gje te lajne hesapet drogaxhinjte me njeri tjetrin dhe tjeter te marresh njerez ne qafe kot. Ta mbush koken me plumba ne mes te New York polici amerikane dhe nuk ka p.. seme qe ti thote gjysem fjale. Po keta jane copa halabakesh or mik kujton ti se jane mafioza te sotisfikuar qe nuk njihen ? Te gjithe jane copa mishi vari carsa. Trokit ne nje dere te thjeshte ne Don Bosko apo ne cdo lagje te Tiranes e ti tregojne me gisht. Na ka mbyt llumi dhe policia ka frike te bej punen e vet.

    • @Shoku Patronazhist: 04/01/2022 23:39

      Problem eshte se nuk u vra shenjestra or ti shoku patronazhist, u vra vellai qe skishte lidhje dhe u plagos dhe nje kamarier qe punon per buken e gojes...

  • Emigranti Shastisur ne Vendin e Vet: 04/01/2022 23:09

    U pa puna do vajtur me antiplumb dhe per te pire kafe te BAR i lagjes... Te Q*** shtetin!

    Përgjigju
  • greta: 04/01/2022 22:32

    O milet,peshku esht qelbur nga koka.Policia meret me fakiret,ligjin e ben mafia e lidhur me pushtetin ne cdo skaj te vendit.Dikur kan then "qeveria e ze lepurin me qerre".Prap ato lepuj jan por nuk ka qeveri.Vetem nje Enver ka njohur ky vend.Tashme pushtetin e ka mafia.

    Përgjigju
  • Dori: 04/01/2022 21:43

    Po policia e ka fajin qe heqin specialistet e vene te pa aftet ne polici qe policia e di kush eshte kontigjent se jemi me te plofuqishem po nuk duan po si ka mundesi te ikin ne drejtim te pa ditur kur ne tirane do nje ore te dalesh nga trafiku po kete popull vetem nje e beri vetem Enver Hoxha e dinte se cfare race jemi dhe politika tall menderen injorantet mbas Sali Qenit dhe kusaret mbase Edi Qenit turp dhe gjynaf per ate popull

    Përgjigju
  • Banane & Kazino: 04/01/2022 21:03

    Prit se ka akoma! Ktu vetem pislleqe behen e grabitje malli E gjoba , kollare.. si e si me bo gola e kane Mendjen, askush se ka mendjen me punu ne forme Te ndershme, ne fund vriten, se sta fal kush golin As gjakun, as kollaren e perjetshme ne borxhe. Kazinot jane plot, pse si beni ndonje llogari atyre Dhe ti hetoni rrenje e dhemballe, apo sju intereson Se jane kazinote e vellait she kushurinjve e miqve... E shkatrruat kte popull Ishalla mbi kokat tua ta vuani AK 47.

    Përgjigju
  • Domja: 04/01/2022 21:00

    U vran te astiri pa autor.u vra ne kamez pa autor.masakra sot pa autor.po policia ku esht apo ne drejtim te paditur!!!

    Përgjigju
  • Ola: 04/01/2022 20:50

    Keshtu ndodh kur shteti drejtohet nga " fejsbuku".

    Përgjigju
  • Macoku: 04/01/2022 20:49

    Si ka mundsi ne cdo vend te tiranes sa te parkosh makinen keq gjen gjoben mas 3 min ne gjam kurse kur behen vrasje kriminelet nuk hasin asnje patrull policie

    Përgjigju
    • Gledisi: 04/01/2022 22:14

      Fiks fare, po prioritet jane gjobat, ndertimet pa leje si dhe prerje pyjeve . Vrasjes edhe do zbulohen ?

  • Apappa: 04/01/2022 20:44

    A e ka iden njeri ku te japin azil kollaj.se ktu esht ber te ikesh naten.epo te kesh frik te ulesh ne lokal se ha plumb qorr.policin e ka marr lumiiii.mir kta le te han kokat se kshu ka then naltmadhnia,po ne ca kusuri kemi…

    Përgjigju
  • Gripi: 04/01/2022 20:14

    Kjo nuk quhet vrasje mafioze por akt terrorist. Si mund te qellohet ne ambjente te tilla publike me AK 47? Ky eshte terror! Makina me xhama te zinj nuk doli nga hici por SPZ jane te gjithe diten neper lokale duke pire dhe duke mbushur cantat pa pars neper dyqane. Imformacioni 0. Oficeret e policise kriminale 0 informacion per zonen e tyre dhe ne shumicen e rasteve shoqerohen me persona te inkriminuar. Rrjeti informativ i policise i shkateruar. Prajs e piset eshte rrugeve me makina luksi dhe askush nuk pyet. Pastrimi i parase lume neper ndertime. Cfare te presim ne pervrcse akteve terroriste si ky i sotmi? Vetingu ne polici u shkaterua, testi antidroge se morrem vesh si perfundoi. Situate kaosi.

    Përgjigju
    • @shodrane: 04/01/2022 22:26

      Hahaha o Shkodrane nuk kam qene ndonjehere ne polici por shoh perdite e me shume degradim. Ka kaluar 9 vite nga koha e Berishovicit por cili eshte ndryshimi? Perfshirje masive ne kanabizim dhe sot si reforme shikoj riciklimin e atyre njerezve pergjegjes per kete gje. Shoh SPZ qe kam ne zonen time se cfare ben, shoh opgj me kriminele ne tavoline. Shoh repartin shwiponja te mbushur me rrugace dhe te droguar. Ketu jetojme dhe na shikon syri cfare te bejme? Kam dy muaj qe kam bere kallezim se me vodhen shtepine, vajta per tu interesuar dhe cfare me thane thua ti? Spz i zones nuk erdhi nje dite te pyeste te interesohej, kujton ti se nuk e shohim se cfare ben gjithe diten? Lere Berishovicin, Nanon, Ramen etj. Ku eshte policia e shtetit? Ku eshte? Na mbron dot apo jo? Nese ti ndihesh e sigurt dhe nuk prekesh nga keto ngjarje Ok, por mendo pak per kamarierin e shkrete, njerezit e pafajshem. Mendo ata dhe pastaj futju politikes.

    • Shkodrane: 04/01/2022 22:05

      Bëj një kërkesë që të rimarrin në punë se kur ke qenë e ke ndritur në fakt....

    • Loni: 04/01/2022 21:24

      Lale dakort jam me ty. Shperblimin e hoqen per te stimuluar opgj spz edhe policet... Si plqs kujt me ber punen e vet pastaj testin psikologjik se kalojne te ter ne rradhet e uniformave blu... Nje here me kujtohet ne nje skene krimi I demtuari I thote policit edhe polici merr ne tel o shef kerkojne policin nderkohe ky ishte me uniformen e policise edhe shefi I thote mos u hallakat policia je edhe ti edhe e kupton ku jemi skece portokallie... Testi antidroge lale mbi 65 % e policeve e opgj e drejtora perdorues... Skandal I Madh me u publikuar...

  • Ergi: 04/01/2022 20:11

    Jemi ne 2022 dhe akoma skemi grupe me efektive civile per parandalime krimesh, akoma skemi plan patrullimi edhe pse kemi mjete sa tdush, akoma skemi kamera per kontroll territori edhe pse kemi njerez qe paguhen ne sallen operative. Ktu skemi te bojme me karagjoza qe kapen me arme dhe dalin mas dy ditesh por kemi tbojme me elemente te mirfillte kriminale. Ne cdo qytet europian ka kamera ne cdo hyrje-dalje te qyteteve, kurse ne i kemi sa per zbukurim dhe sdijme akoma te kujt institucioni jane. Per ca dreqin na dalin i tufe civile me u mor me gjobat, me ato qe kalojne semaforin me tkuq apo me ato qe bojne shkelje rrugore, per ca paguhen nji mori informatoresh dhe operativesh te SHISH!! Problemi jone jane vrasjet dhe cdo degezim te con ne fushkruje/thumane. Ka ngel ne vend policia e shtetit i rrofshin radaret, ato horrat dhe ato baxhellat e shqiponjave. Nji shtet serjoz dhe i forte matet nga efiçenca e policise dhe per fat tkeq ne e kemi cope cope. Mbas 31 vitesh demokraci, mbas shume e shume njerezish te formuar jashte, mbas shume e shume misioneve te policive europiane ne vazhdojme akoma te ngrejme postoblloqe nja 1 ose 2 ore mbasi behen vrasje!!! Ne asnji vend te europes nuk pin uje mo kjo taktike, kurse te ne dalin nja 30 police kot pa lidhje, pa plan pune pa asgjo. Duhet reformim strukturor dhe me shume agjente civile neper rruge dhe jo carje trapi me gjobat

    Përgjigju
  • AltinTop: 04/01/2022 19:41

    30 vite “Demokraci” cdo vit vrasje pa ndalim… Jo po pse nuk na i hapin Negociatat kto te BE-se…

    Përgjigju
  • Tata: 04/01/2022 19:20

    Po sa gjak i qelbur paskemi qene e se dinim. E habiteshim pse skemi pallate e vepra arti si gjith rajoni per rreth. Kemi pasur veç kolibe qensh. Rastesi kjo? Jooooo,sepse jjemi qen rrugesh,pa liber e fletore,pa laps e stilograf. U shofte rraca jone.

    Përgjigju
    • Tata 1: 04/01/2022 20:19

      Fiks e ke thene o Tate, me plere popull Sikur na kane shartu me mij halesh dhe insekte Sdi me ca kafshe te pa bese dhe pa shpirt ti krahasojme Kto njerez qe vetem po vriten kane 30 vjet!

    • Lakuriqi Nates: 04/01/2022 19:45

      Drog drog shum shum drog Sa drog sa drog hehehehehe...

  • Arbërori: 04/01/2022 19:07

    Shteti dhe km bq është i zënë me balkanin serb o dalshin fare !

    Përgjigju
  • Turi: 04/01/2022 18:33

    Normale qe ndodhin keto atentate si ne Kabul , kapen me arme dhe dalin brenda javes , vrasin dhe bejne maximumi 3 vjet burg sepse sistemi drejtesise eshte super i koruptuar plus pastaj policia ka elementet e saj te lidhur me krimin dhe perfundimi eshte ky bresheri kallashi nemes te kryeqytetit . Duhet patjeter te behet referendum popullor per tu kthyer denimi me vdekje dhe do ta shikoni pastaj si do behen luanet lepuj

    Përgjigju
    • Durresi: 04/01/2022 19:34

      Ju keni shm te drejte.. Si ju duket,ne vend te vdekjes,pune te detyruar per vepra publike deri ne vdekje?? Gjithe te mirat

  • Policia: 04/01/2022 18:18

    Edhe kete here një mut do kapi policia. Do gjeje automjetin e djegur dhe do të quaje sukses. Shtet vari k....n me një polici shkerdhate. Si mor u arratisen gjithmone banditet juve kur ne Tirane ngec 1 ore ne trafik. Ptuuu shtet i degjeneruar. Mjere ne ku po i rrisim femijetç

    Përgjigju
  • Sara: 04/01/2022 18:13

    Policia eshte ne nivele skandaloze,me makina te reja e me performance skandaloze.Problem nuk jan plerat qe han kokat njeri tjetrit por kamarjeri qe punon per 20 mij lek rroge dhe ha plumbin.Policia postoblloqet ti ngrej para se te vriten mileti e jo kur shkon te numeroj viktimat.

    Përgjigju
  • Une: 04/01/2022 18:03

    Ore ne te semes te vene keta alabaket e drogaxhinjte por eshte skandal qe gjuhet me arme ne menyre te tille ne nje zone super te banuar ku mund te vriten njerez te pafajshem ne punen te tyre dhe autoret ikin ne drejtim te paditur.

    Përgjigju
  • Loto: 04/01/2022 17:56

    Duhet shtuar urgjentisht ke lloto sporti i vrasjeve me pagese se koeficenti qe del rezultati kerkuar o shume i larte lol.Tirana kandahari ballkanit si gjithmone.

    Përgjigju
  • Alb: 04/01/2022 17:31

    Edhe ne don bosko iku makina ne drejtim te paditur eshte e habitshme si e shmangin trafikun keta.

    Përgjigju
    • ariu: 04/01/2022 22:41

      u ngrit ne ajer si elikopter kaq skupton ti?!...

  • Alb: 04/01/2022 17:24

    Ca kena mjedhe do korrim.

    Përgjigju
  • Në tiron: 04/01/2022 17:18

    Narcos Albania Coming soon on Netflix

    Përgjigju
  • Lor: 04/01/2022 17:14

    O ti koqe kanari me emrin Ilir kte Gledisin se kan cuar te drejtoj komunalen o gomor

    Përgjigju
    • Alb: 04/01/2022 20:32

      Ska lidhje 40% te administrates policore duhet ta flakin ne rruge ato rroga tua japin rritje pensionesh as rrezik sperbejn ata po ti flakesh ne krahasim me ushtaraket.Ka nevoj per rrjet informatoresh dhe teknologji.

    • Ilir: 04/01/2022 19:42

      E kane cuar te drejtoje tet eme o palle qe na bo edhe si James Bond bytha jote.Pse 2 milion shqiptare e 2 milion police e do ti more .Mos i bini kujt me qafe e rroni sa tua kete shkruar Zoti,boni gola e jua vendos Frroku, Preni, Zefi , etj etj diten e varrimit .

  • Cuko: 04/01/2022 16:51

    Zone e populluar nga highlanders

    Përgjigju
    • O tej: 04/01/2022 18:07

      Une di hinglaters do te thote Maloke!

    • KrrajliPeqinit: 04/01/2022 17:07

      Nehandertala me do kemb ka bjeshkt or tej cuko myzeqari

    • Fnfnfn: 04/01/2022 16:59

      Po komuna e parisit?!

  • Lor: 04/01/2022 16:47

    Ky Gleesia Nano po tregon veten qe qenka shum profesionist hahaha

    Përgjigju
    • O cubo: 04/01/2022 17:56

      Po lori esht djali Tritan Shehut, normale qe do e shaj Gledisin.

    • Cubi: 04/01/2022 17:15

      Po pse ky popull vazhdon ta bej vleresimin si ti teket dhe si para 30 vjrtesh. Po mir gledisi do te ruaj ty mua e cilindo. Cdo njeri mban pergjesi per veten dhe duhet te dij cfar ben. Sipas ketij lorit i bie te nje polic per koke hajde vlersim hajde!!!!!!!!!!!!!!

    • Ilir: 04/01/2022 16:55

      Po pse mor hajvan Gledisi ja ka fajin ketyre ordinereve qe qellohen me arme.E ke pare ca brezi po rritet mor idiot , jane femijet e legenave qe ne vitet 1992 e ne vazhdim cuan motrat dhe grate e tyre kurva rrugeve te Europes.Familje te degjeneruara qe pollen ca monstra qe ishallah vene perdite e me shume ne p.... te motrave te tyre, duan te bejne te fortin keta bytheshqyerit.

  • Landi: 04/01/2022 16:46

    Mos befte hajer ai gjykates qe liron personat per arme mbajtje pa leje . E provofte ne femijet e tij krimin

    Përgjigju
  • O gledis nano: 04/01/2022 16:43

    Po ca behet kshu mo i ke gjith me arme ne brez ne mes tiranes e gjitha rruget e lokalet e shqiperis ! Kapni keto njerz qe rrin me arme

    Përgjigju
    • Njoni: 04/01/2022 17:49

      Cin do kapin keta mor dak.. keta ka nderruar vetem parry lelen.. në kohen e sali berishes thuhesh.. kan ikun në drejtim te paditur kriminelet.. kurse keta jam mete mire.. thonje në vajtem te shtepija po de gjetem aty. Keta ven deri te shtepija.. kurse te paret e ketyre nuk venin fare.. zoti ju rujt. Vit I mbare.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Së shpejti do të merrni një propozim shumë interesant...çfarë kanë rezervuar yjet për sot