U zunë për një vend parkimi, plagosin me armë zjarri nënë e bir në Durrës, arrestohen dy vëllezërit

Nënë e bir janë plagosur me armë zjarri nga një 30-vjeçar, pas një sherri për një vend parkimi. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 12 në Durrës, ku Zyber Juba, 30 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Flamur Çerma, 23 vjeç dhe nënën e tij Valbona Çerma, 51 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10 pas një konflikti të çastit për motive të dobëta për vendin e parkimit, ku fillimisht 30-vjeçari dhe 23-vjeçari janë gjuajtur me sende të forta. Më pas 30-vjeçari Zyber Juba ka nxjerrë pistoletën dhe ka plagosur në këmbë 23-vjeçarin dhe nënë e tij, e cila ndodhej e pranishme në momentin e konfliktit.

Nënë e bir janë dërguar në spital nga policia dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia kaq arrestuar Zyber Juban si autor të plagosjes, ndërsa pak minuta më vonë edhe të vëllanë e tij, pasi gjithashtu ishte prezent në sherr duke dhunuar 23-vjeçarin. Policia e Durrësit ka arrestuar Erges Juban, të vëllanë e autorit në një fshat të Peqinit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:37
Plagosën me armë zjarri nënë e bir pas sherrit për një vend parkimi, policia arreston edhe vëllanë e autorit, ishte pjesë e sherrit

Policia e Durrësit ka arrestuar Erges Juban, të vëllanë e autorit që plagosi nënë e bir në lagjen 12 të qytetit bregdetar pas sherrit për një vend parkimi. Arrestimi i tij u bë në një fshat të Peqinit, pasi Erges Juba ishte gjithashtu i pranishëm gjatë sherrit mes të vëllait të tij Zyber Juba, 30 vjeç dhe Flamur Çerma, 23 vjeç , duke u paleshur fizikisht me 23-vjeçarin.

Gjatë mbrëmjes së sotme Zyber Juba ka plagosur me armë zjarri në këmbë Flamur Çerma, 23 vjeç dhe nënën e tij Valbona Çerma, 51 vjeçe.

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    PD koalicion me aleatët dhe LSI e vetme/ A ka zgjedhur opozita strategjinë e duhur për 25 prillin?

Komento

Komente

  • vera: 24/02/2021 00:07

    A ZIHET robi per nje vend parkimi,,ju hengert mortja mor debila...

    Përgjigju
  • ernest: 23/02/2021 21:56

    Jane mbushur qytetet me shpellare... Kane lene gomeret dhe jan ber me makina. Te vrasin per nje parkim.... Keto jane marrina.... Kalbini ne burg keta qelbesira....

    Përgjigju
  • Turi: 23/02/2021 21:02

    Sa njerez idiot o zot ne 2021 vret njerez per nje vend parkimi hahahahah ua cfare skandali keta njerez duhet te internohen ne xhungel larg njerezimit se eshte egersire

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Basha publikon listën me ‘dështimet’ e Ramës, nga 300 mijë vendet e reja të punës tek çelja e negociatave me BE-në dhe uljen e borxhit publik