Të shtëna me armë zjarri në Korçë, plagoset 53-vjeçari! U qëllua në këmbë brenda një lokali, në kërkim autori (EMRI+VIDEO)

KORÇË- Të shtëna me armë janë regjistruar në Korçë mbrëmjen e kësaj të diele. Report Tv mëson se Romeo Berberi është paraqitur i plagosur në spitalin e Korçës.

Ngjarja ka ndodhur në Xhaminë e Re në lagjen 16 rreth orës 20:20. Mësohet se 53-vjeçar Romeo Beberi është paraqitur në spitalin e Korçës me një plagë në këmbë dhe aktualisht ndodhet jashtë rreziku për jetën. Ngjarja ka ndodhur në një lokal të Korçës por ende nuk dihet motivi dhe identiteti i autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Ky është rasti i dytë për mbrëmjen e sotme ku është qëlluar me armë brenda lokalit. 10 minuta përpara se të regjistrohej plagosja në qytetin e Korçës, 19-vjeçari Erjon Xhenje u qëllua për vdekje me breshëri armësh nga persona ende të paidentifikuar në një lokal në Shkodër në lagjen 'Guerrile'.

Ashtu sikurse edhe me këtë ngjarje, policia ende nuk ka dijeni për autorin/ët dhe po punohet për kapjen e tyre. Sidoqoftë, ngjarja e rëndë në Shkodër nuk mendohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, pasi viktima ishte kushëriri i Sahar Xhenje, i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje ndaj Taulant Pepaj më 20 shkurt të vitit që lamë pas dhe atentati ndaj të riut mund të ketë ndodhur për hakmarrje. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:29
Plagosja në Korçë 53-vjeçari u qëllua në këmbë brenda një lokali! Report Tv siguron pamjet, zona e rrethuar nga policia

 

Pamjet që shihni në foto tregojnë lokalin ku Romeo Berberi është qëlluar me plumb në këmbë nga një person ende i paidentifikuar. Siç edhe tregohet në sekuencat e videove, lokali është rrethuar nga policia e Korçës ndërsa po punohet për kapjen e autorit.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës

Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës