Të shtëna me armë në Ksamil, plagoset 20-vjeçari në dhomën e hotelit! Arrestohet autori nga Shkodra! Policia: Ngjarja ndodhi nga pakujdesia

SARANDË- Një i ri ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Ksamil, në një dhomë hoteli tek kompleks ‘Gjilani’. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka mbetur i plagosur Tauland Beqiri, 20-vjeç, banues në Këlcyrë, i cili ka marrë një plumb në bark dhe po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale, por është jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri i cili është Eidson Vyzaj, 28-vjeç, banues në Shkodër. Ende është e paqartë dinamika e ngjarjes apo përplasja mes të rinjve, ndërkohë që policia thotë se plagosja ka ndodhur nga pakujdesia.  

Autori i plagosjes, Edison Vyzaj rezulton me precedent të mëparshëm penal, pasi në Itali është kapur duke vjedhur me armë nëpër vila si dhe me lëndë narkotike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:21
Plagosi me armë 20-vjeçarin në dhomën e hotelit në Ksamil, arrestohet pushuesi nga Shkodra! Policia: Ngjarja ndodhi nga pakujdesia

Është arrestuar autori i plagosjes së 20-vjeçarit, Tauland Beqiri, mbrëmjen e sotme në dhomën e një hoteli në Ksamil. Polica njofton se është arrestuar Edison Vyzaj, 28 vjeç banues në Shkodër. Blutë e Sarandës bëjnë me dije se plagosja me armë zjarri ka ndodhur nga pakujdesia. 20-vjeçari që mbeti i plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

‘Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 33-vjecar. Identifikohet dhe arrestohet autori i plagosjes. Arrestohet 28-vjeçari nga Shkodra për plagosje nga pakujdesia. Si rezultat i reagimt të shpejtë dhe veprimeve profesionale të kryera nga Grupi Hetimor u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Edison Vyzaj, 28 vjeç banues në Shkodër.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se rreth orës 20:45,  në një dhomë hoteli në Ksamil, nga pakujdesia shtetasi Edison Vyzaj ka plagosur 33 vjeçarin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe  dokumentimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vini: 13/08/2021 23:52

    8 her qenka kujdesur policia te thot nga pakujdesia, shum merak e paska patur ta sqaroj. Vetem qe autori qenka me precedent penal dhe me pistolet ne brez per pushime nuk na e sqaroka dot

    Përgjigju
  • Sa vjet burg: 13/08/2021 22:31

    Do bej ky shkodrani qe shkon nga shkodra ne ksamil me arme ? Apo ska problem nga pakujdesia i falet ?? Po arma pa leje ??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Sot Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, konflikti në Gaza më vdekjeprurës për gazetarët

Sot Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, konflikti në Gaza më vdekjeprurës për gazetarët