Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kukës. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku ka konstatuar se është qëlluar me armë në drejtim të transformatorit të nënstacionit elektrik, duke u nxjerrë jashtë funksionit.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 12 gëzhoja.

Informacioni paraprak i policisë:
Më datë 31.05.2018, në orët e para të mëngjesit, në sallën operative të DPV Kukës, përgjegjësi i rojeve në HEC-in 'Lapaj' ka njoftuar për të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendgjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, ku kanë konstatuar se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të transformatorit të nënstacionit elektrik, duke e nxjerrë jashtë funksionit.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 gëzhoja.