Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se dy vite më parë ka pasur një bisedë të pakëndshme në Berlin më kryeministrin Edi Rama, por jo me liderët e tjerë evropiane. Haradinaj tha se në Berlin nuk i mbrojti arat e Kosovës as nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe as nga presidenti francez Emmanuel Macron, por nga vëllai i tij shqiptar.
“Zhgënjimi i kryeministrit Rama ose ato që i thotë sot janë të pabazuara. Mendoj se në atë kohë ai ka qenë i rreshtuar gabim, pra për ndarjen e Kosovës për hapjen e kufijve të Kosovës, sigurisht që mjaft e rrezikshme për Ballkanin dhe do të na dërgonte në luftëra të reja. Jam detyruar t’i mbroj arat nga vëllai im Edi Rama”, tha Haradinaj në një intervistë për RTK.
Haradinaj ka mbështetur iniciativën për një Ballkan të hapur, por vetëm pasi Serbia të njohë Kosovën, për çka i ka kërkuar kryeministrit Rama dhe atyre të rajonit që presionin ta drejtojnë nga Serbia dhe jo nga Kosova që të jetë pjesë e saj.
Kjo përgjigje e Haradinajn, vjen një ditë pas reagimit të kryeministrit Edi Rama në lidhje me ‘Open Balkan’. Rama, kujtoi një takim me liderët e rajonit me presidentin francez Macron e kancelaren Merkel, ku në atë kohë Ramush Haradinaj ishte kryeministër i Kosovës, citon t’i ketë thënë dy liderëve evropianë se “nuk i ha luli për këta” duke aluduar në homologët e rajonit e sipas Ramës duke i hequr rastin historik Kosovës për liberalizimin e vizave.
Tpakten ket here e ka kuptuar mese qarte pjesa e jugut te shqiperise se coptuar qe smund ta shese dot veriun sa here te doje sepse i perplaset luli turinjve ... Ramushi shume mire ka folur duke e ditur me cfare pasivi ka te beje i ka treguar tvetmin objekt te cilin e adhuron masivisht Edi dhe ato qe e kane zgjedhur. Ska mo te jepet kosova ke vllai Tito nshenje vllaznim bashkimi me popullin sllav qe sa here vret shqiptare ben feste. Tani ka zot ne kosove dhe shume shpejt dhe ne shqiperi sepse smbahet kombi me te semure psiqike dhe hajduter e kriminela qe tvetmen lufte ne jete kane pasur ate ndaj pasurise kombetare e jo ndaj armikut si ramushi me shoke qe jane heronj.
PërgjigjuRamushi eshte trap. Vertet vjen nga lufta por eshte shume i trashe per te qene udheheqes.
PërgjigjuE turpshme... Ish-komandant i respektuar i UCK-se dhe genjen pa asnje problem. Se pari, Edi Rama nuk ishte pjese e negociatave qe priteshin te zhvilloheshin midis Thacit dhe Vucicit, ndaj Kosova nuk rrezikonte asgje nga Rama. Kur nuk je pjesemarres ne negociata, dhe as nenshkrues ne marreveshje, nuk ke se si te shkaktosh humbje ne ate proces. Se dyti, eshte nivel i ulet te behet loje fjalesh per ceshtje kaq te rendesishme sic jane kufijte shteteror. C'eshte kjo 'ndarje e Kosoves' qe ngelen duke perseritur papagallet nga te dyja anet e kufirit? Ndiqni historine e ceshtjes: Vucic kerkoi Mitrovicen; Thaci u kunderpergjigj nga distanca duke kerkuar Presheven dhe Bujanovcin; procesi nuk arriti ne biseda teknike, madje nuk pati as pajtim se do ndodhte shkembim territori. Gjate kesaj periudhe spekulimesh shtypi pyeti Ramen se a eshte dakort per shkembime territori, dhe ai u pergjigj duke thene se s'ka se si te japi mendim pa pasur detaje konkrete qe mund te vleresoj. Ku qendron tradhetia ketu?! Nuk mund te gjykosh nje shkembim pa ditur se cfare perfitohet dhe cfare sakrifikohet. E zeme se do jepej aq territor sa do perfitohej... Kjo do ulte tensionet ne rajon, do lejonte kontroll shume me te lehte te territorit, do hapte rruge per njohjen e Kosoves, dhe e gjitha me nje shkembim te barabarte. Ne te kundert, po te ishte shkmbim me humbje, s'ka pse te pranohet dhe Rama nuk tha "pranoj cdo skenar". Por pusetat politike dhe mediatike ne Prishtine dhe ne Tirane e vazhduan duke zevendesuar konceptin e "shkembimit" me "ndarje te Kosoves", domethene e paraqiten si dicka qe sjell vetm humbje. Kjo demagogji e shpifur nuk i ben nder as Ramushit dhe as Albinit. Se treti, Ramushi duhet te jete koherent me qendrimet e tij pseudo-patriot. Ai pretendon se po mbronte Kosoven nga tradhetia e imagjinuar e Edi Rames, por nuk kishte asnje problem te qeveriste me LDK-ne te cilen ne 2015 e kishte akuzuar per tradheti kombetare kur firmosi Marreveshjen e Demarkacionit Kufitar me Malin e Zi! Turp per Ramushin dhe Albinin qe bejn lojra te tilla.
PërgjigjuNe fakt ky lajm nxjerr se sa karabusha jane figurat tona politike...Nuk mund t'i thote nje kryeminister nje tjetri hiqe taksen X apo Y sikur te jene bejlere te ndonje cifligu...Taksat hiqen e vihen me analiza te thella se si ndikojne ato ne variablat e ndyrshem ekonomik. Pyetja duhet te ishte se si do te ndikoje kjo takse apo heqja e saj. Thjesht tregojne kohe pas kohe se jane krejt te papershtatshem per postet e tyre dhe na bejne me turp kur takohen me homologe te tjere.
O kujtese,mos harro garancine e edrames per te nxjerr persheshhashimin nga burgu Hages....