Atentat me armë para shkollës në Rrilë të Lezhës, plagoset 54-vjeçari! Iu zu pritë sapo la fëmijët! Panik te nxënësit e mësuesit, bojkotojnë mësimin

LEZHË- Nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare në Rrilë të Lezhës lanë mësimin dhe u larguan, pas tronditjes që pësuan nga atentati me automatik ndaj Agron Pukës, banorë i zonës. Ai u qëllua me breshëri pak metra larg shkollës, dhe paniku përfshiu të rinj e të rritur. Sapo u dëgjuan krismat, shumë familjarë shkuan të merrnin fëmijët e tyre. Për fat nuk pati asnjë të lënduar!

Një nga dëshmitarët, tregoi se të shtënat e automatikut u dëgjuan si në trazirat e ’97.

‘Kërciti automatiku si me qenë në ’97 këtu. Ky djali që e kanë plagosur është njeri i rregullt, familjar. Fëmijët të tmerruar, i morëm nga shkolla.’- tha dëshmitari.

Të parët dëshmitarë të ngjarjes, ishin fëmijët e shkollës 9-vjeçare ‘Marash Gjoni’. Ky nxënës thotë se e autorët ishin me një Audi të bardhë, kanë zbritur nga makina, dhe qëlluan.

‘Audi ka shkuar deri te karburanti, dhe më pas është kthyer me dyer të hapura dhe janë futur në makinë dhe kanë ikur. Ne ishim në klasë. Kanë gjuajtur një karikator.’- tha fëmija.

Dyshohet se në atentat morën pjesë 4 persona të maskuar, 3 dolën jashtë nga makina, dhe njeri qelloi. Puka sapo kishte lenë dy fëmijët në shkollë, dhe po largohej për në punë, në një fermë në Balldre. Ata I zunë pritë dhe hapën zjarr. Shënjestra mori një plumb në shpatull, dhe policia thotë se është jashtë rrezikut për jetën. Nga pamjet që Report tv, në makinën e Pukës, duken 5 vrima plumbash.

Policia ka dyshime për identitetit e njeri prej autorëve, i cili po kërkohet. Kurse pista kryesore e hetimeve lidhet me një konflikt me sende të forta të pak ditëve më parë, mes Agron Pukës dhe disa personave të tjerë në qytetin e Lezhës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:40
Atentati pranë shkollës në Rrilë të Lezhës, nxënësi: Audi u kthye me dyer të hapura dhe mori autorët që qëlluan ndaj Agron Pukës

 

Fëmijë të shkollës 9-vjeçare ‘Marash Gjoni’ në Rrilë të Lezhës, ishin dëshmitarë të atentatit që ndodhi mëngjesin e sotëm ku mbeti i plagosur Agron Puka.

Një nga fëmijët ka zbuluar për mediat edhe dinamikën si ndodhi atentati. Nxënësi thotë se autorët ishin me një Audi të bardhë, kanë zbritur nga makina, dhe kanë qëlluar. Ndërsa shoferi ka shkuar deri në një pikë karburanti e më pas është kthyer me Audin me dyer të hapura e ka marrë autorët.

‘U ndalën me një Audi të bardhë. Zbritën... kanë ra plumbat për tokë pastaj i kanë rënë asaj. Audi ka shkuar deri te karburanti, dhe më pas është kthyer me dyer të hapura dhe janë future në makinë dhe kanë ikur. Ne ishim në klasë. Kanë gjuajtur një karikator.’- tha fëmija.

Ora 10:27
Atentati në Lezhë, dëshmitari: Kërciti automatiku si në ’97! Fëmijët u tmerruan! I plagosuri, njeri i rregullt

Atentati që ndodhi para shkollës 9-vjeçare në Rrilë të Lezhës, ku mbeti i plagosur Agron Puka, ka tmerruar nxënësit, mësuesit e prindërit.

Një nga dëshmitarët, tha për mediat se të shtënat e automatikut u dëgjuan si në trazirat e ’97. Sa i takon të plagosurit ai tha se ishte njeri i rregullt e familjar.

‘Normal që janë frikësuar fëmijët. Ishte automatiku si me qenë në ’97 këtu. Ky djali që e kanë plagosur është njeri i rregullt, familjar. Si ndihen fëmijët të tmerruar. I morëm nga shkolla. Jo këtu nuk kanë ndodhur, Rrila është vend i qetë. Unë jam le e rritur më të!.’- tha dëshmitari.

Ora 09:48
VIDEO/ Atentati para shkollës në Rrilë të Lezhës, nxënësit dhe mësuesit bojkotojnë mësimin

 

Nxënësit dhe mësuesit kanë bojkotuar mësimin në fshatin Rrilë të Lezhës, pas atentatit që ndodhi mëngjesin e sotëm para shkollës, ku mbeti i plagosur Agron Puka.

Ngjarja ka krijuar frikë dhe panik edhe të nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare ‘Marash Gjoni’ në Rrilë, pasi nga të shtënat janë rrezikuar edhe nxënësit.

Ora 09:36
Mbeti i plagosur nga atentati në Rrilë të Lezhës, ja pista kryesore e hetimit

 

Pista kryesore e hetimeve për plagosjen e Agron Pukës në fshatin Rrilë të Lezhës, janë konfliktet e pak ditëve më parë mes tij dhe disa personave.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Agron Puka ishte përfshirë në një konflikt dy ditë më parë në qytetin e Lezhës. Agron Puka, bashkë me një person tjetër, kishin goditur me sende të forta një person.

Ora 09:17
Zbardhet dinamika e atentatit në Lezhë, si u plagos 54-vjeçari! Nga të shtënat u rrezikuan dhe nxënësit e shkollës

 

Report Tv ka zbardhur dinamikën e atentatit në Lezhë mëngjesin e sotëm në fshatin Rrilë ku mbeti i plagosur Agron Puka.

Burime bëjnë me dije se autorët kanë qenë 4 persona, 3 prej tyre kanë zbritur nga makina tip ‘Audi’ dhe kanë hapur zjarr në drejtim të 54-vjeçarit.

Ngjarja ka krijuar frikë dhe panik edhe të nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare ‘Marash Gjoni’ në Rrilë, pasi nga të shtënat janë rrezikuar edhe nxënësit.

Ora 08:49
U qëllua teksa ishte në makinë, 5 plumba në makinë, pamjet nga vendi i ngjarjes ku ndodhi atentati në Lezhë

 

Agron Puka ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të rij mëngjesin e sotëm në fshatin Rrilë të Lezhës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 54-vjeçarit i kanë zënë pritë dhe është qëlluar teksa po lëvizte me makinë.

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ku duket makina tip Audi, e cila është qëlluar me breshëri plumbash.

Njoftimi i policisë

'Rreth orës 08:00, në fshatin Rrilë, shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, duke lëvizur me automjet, është plagosur me armë zjarri nga 1 person ende i paidentifikuar. 54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli.

Njëkohësisht, në ndihmë të Policisë vendore, janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.'- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • haha: 06/03/2024 22:02

    Ketij i paskan bere nder ne fakt, se ne Shqiperi te vrasin me femijet brenda ne makine ose me buke ne goje, duke ngrene. Eh amane histori fshataresh ... shqiptaresh.

    Përgjigju
  • Turi: 06/03/2024 11:28

    Jemi katandisur si Afganistani dhe e mos me keq akoma , nuk ka as respekt per femijet do te thote qe kemi arritur ne fund si shoqeri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

BOKS/ Jurgen Uldedaj mbron titullin IBF, fiton me K.O. kundër rivalit boshnjak! Lezhjani mes më të mirëve të botës

BOKS/ Jurgen Uldedaj mbron titullin IBF, fiton me K.O. kundër rivalit boshnjak! Lezhjani mes më të mirëve të botës