Të shtëna me armë zjarri në Mirditë! 2 grupe të FNSH-së në kërkim të autorit, i dëmtuari shoqërohet në Komisariat

Të shtëna me armë zjarri në Mirditë! 2 grupe të FNSH-së në kërkim të autorit, i dëmtuari shoqërohet në Komisariat

Foto Ilustruese

MIRDITË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e kësaj të shtune në Mirditë, ku pas një konflikti, një person i identifikuar me inicialet K. Gj ka qëlluar në drejtim të P. P..

Nga sa mësohet si pasojë të të shtënave, nuk ka persona të plagosur, teksa autori është shpallur në kërkim. Nga ana tjetër, i dëmtuari është në Komisariat për t’u marrë në pyetje, teksa mësohet se nuk ka dëmtime.

Në kërkim të autorit, janë vënë në kërkim 2 grupe të  FNSh-së.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore  me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë