ELBASAN- Një konflikt në familje ka përfunduar deri në përdorimin e armëve, por fatmirësisht pa pasoja në jetë njerëzish.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Kongresi i Elbasani" , teksa mësohet se autori Arjan Ruvina është kapur nga Policia. Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi 45-vjeçari ka qëlluar 3 herë në ajër pas një konflikti në familje, për motive ende të paqarta. 

Ruvina është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme si dhe i është sekuestruar edhe arma e zjarrit kallashnikov.

1609853742_1609853479Sequence0300010820Still017.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:43
Elbasan/ Qëlloi në ajër pas sherri në familje, momenti kur burri del me pranga nga shtëpia i rrethuar nga policë

Report Tv sjell momentin e arrestimit të 45-vjeçarit, Arjan Ruvina teksa del me pranga nga shtëpia e tij i rrethuar nga forca të shumta policie. Ai qëlloi me armë zjarri në ajër pas një sherri në familje. 

1609854230_ELBASAN.jpg