Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi është qëlluar me armë zjarri në afërsi të urës së Bunës në Shkodër. Plagosja e ndodhur në orën 17:10, ku i plagosuri i identifikuar si Gëzim Biçi është ndjekur për disa metra nga autori dhe është qëlluar disa herë, ku plumbat e kanë plagosur në zonën e shpatullës. 50-vjeçari është larguar me shpejtësi pas sulmit me armë që iu bë, por për shkak të plagosjes është rrëzuar në tokë në afërsi të urës së Bunës.
Nga pamjet e siguruara nga Report TV, i plagosuri shfaqet i shtrirë, me duart me gjak dhe një plagë në pjesën e shpatullës por në gjendje të vetëdijshme gjatë kohës që është vendosur në barelë për t'u transportuar me ambulancë drejt spitalin rajonal në Shkodër.
I plagosuri i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa burimet nga spitali i Shkodrës për Report Tv bëjnë me dije se ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit disa minuta më vonë, ndërsa konfliketet e pronësisë mes 50-vjeçarit të plagosur dhe autorit kanë qenë motivet e ngjarjes. Burime konfidenciale për Report TV, bëjnë me dije se autori i ngjarjes i cili ka rënë në prangat e policisë është shtetasi me inicialet B.I banues në Shkodër.
Burimet bëjnë me dije se shkak i plagosjes ka qenë një konflikt pronësie mes autorit dhe të plagosurit. E gjithë ngjarja ka ndodhur në fshatin Zues pranë një gurore, e cila është bërë edhe mollë sherri, rreth 200 metra larg Urës së Bunës, ku dy shtetasit pasi kanë debatuar me njeri-tjetrin, në momentin kur i plagosurit po largohej, autori ka qëlluar tre herë në drejtim të tij duke i shkaktuar plagë të rënda në pjesën e shpatullës.
Policia ngriti disa pika të shumta kontrolli në hyrje dhe në dalje të Shkodrës, në fshatin Zus, në hyrje të Shirokës si dhe bëri krehjen e zonës ku u bë e mundur dhe kapja e autorit të ngjarjes, i cili u gjet pranë bregut të lumit Buna.

I plagosuri në vendin e ngjarjes
Konflikete e pronësisë mes 50-vjeçarit të plagosur dhe autorit kanë qenë motivet e ngjarjes. Një gurore në pronësi të autorit është bërë mollë sherri me të plagosuri. Burime konfidenciale për Report TV, bëjnë me dije se autori i ngjarjes i cili ka rënë në prangat e policisë është shtetasi me inicialet B.I banues në Shkodër.
Burimet bëjnë me dije se shkak i plagosjes ka qenë një konflikt pronësie mes autorit dhe të plagosurit. E gjithë ngjarja ka ndodhur në fshatin Zues pranë një gurore, e cila është bërë edhe mollë sherri, rreth 200 metra larg Urës së Bunës, ku dy shtetasit pasi kanë debatuar me njeri-tjetrin, në momentin kur i plagosurit po largohej, autori ka qëlluar tre herë në drejtim të tij duke i shkaktuar plagë të rënda në pjesën e shpatullës.
Menjëherë pas mbërritjes në vendin e ngjarjes blutë e Shkodrës kanë bërë rrethimin e zonës, ku pas kontrolleve autori është gjetur pranë bregut të lumit Buna.

Policia ka kapur autorin e dyshuar të plagosjes së 50-vjeçarit me armë zjarri në urën e Bunës në Shkodër. Policia thekson se ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ku mbeti i plagosur 50-vjeçari Gëzim Biçi dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Autori u kap disa minuta pas ngjarjes, pasi policia ngriti disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit si dhe bëri krehjen e zonës duke bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Report TV siguron fotot e të plagosurit në Shkodër, i cili po merret me barelë për t'u transportuar me ambulancë në spitalin rajonal të Shkodrës.
I shtirë e i gjakosur, i plagosuri duket se ka marrë plagë nga arma e zjarrit në zonën e shpatullës dhe është në gjendje të vetëdijshme në momentin që po hynë në ambulancë me barelën nga mjekët.
-
Po OFl nuk i paska shku, apo e kan lone per ne fund.
Përgjigju -
Cili qytet e ka rradhen sot Per tu trondit nga ndonje atentat mafioz Vrasje apo plagosje
Përgjigju -
o vllazen harami nuk nuk man kerken ,veq djersa e ballit qe e man gjalle njeriun,heret a vone ketu lahen te gjitha
Përgjigju -
Turi si mas pleçve ato jane shquar per grabitsa dhe jo per pushke.
Përgjigju -
Ku ka te forte sot. Jane mbyll palestrat me kohe
Përgjigju -
Edi kut rradh mduket se e ka mush kupen nuk i bojn fajdet as paret.
Përgjigju -
Pagun lekat bardhi e del shpejt
Përgjigju -
Fshatarë, legenëri fshatarësh!
Përgjigju-
pse nuk ja marin hakun vid sheges nqs jane shpi pushke se e kan pas nip!
-
As fshatar, as qytetar as i fort! Psikopat asgja tjeter.
-
bardh isufi fshatar nuk esht,familje pushke po,
-
-
O Lumi policia nuk kapi pensionistin po kriminelin ne kohe rrekord o Lum antishteti.
Përgjigju -
Hajt per hajer se na kishin zan veshet dyll
Përgjigju -
Kaher e ke kerku o gezim bici , ket her ja hodhe te lumt
Përgjigju-
Nuk esht i fort po ka shum vite ne gjermani edhe esht finok pak i ka ec mir , der sa i doli bardhi . Te dy te poshter
-
Po shof shum komente negative ktu,trimeri bejne te gjith me nje arme ne dore,duhet te jeni njerez te isufve ju qe i dilni ne krah.thoni lek droge kur tjetri punon ne gjermani dhe nuk dini aspak per jeten e tjetrit.skeni turp qe vetem gjykoni per jeten e tjetrit dhe per vete rrini ne vend numro.po me njerez te till sbehet vendi ku vetem fjale dhe arme dini te perdorni
-
Haha trimeri bejne te gjith me arme ne dore po me siguri do jesh ndonje njeri i isufve
-
Pse esht I Forte ne shkoder KY bici qe paska bo kaq leke me droghe dhe me fajde? Se te besh leke me fajde duhet te kesh njerez te forte me vete.
-
Ky jep lek me fajde ju ka marr shum prona njerzve , ka mashtru shum vajza te vogla . Ka lek shum I ka ba me drog mbi 1 milion euro .
-
Nuk ban si i fort po leshon lek me fajde ka marr shum njerz ne qaf . Edhe ate ndertesen 4 katshe ku e kan plagos ja ka marr njenit per fajde . Plus sa e sa vajza ka mashtru e marr ne qaf e sa drog ka transportu
-
O dudasi pse ca ka ba KY. Asht I njoftun ne shkoder KY apo Asht I Forte?
-
Pse ma ca ka ba , apo asht kshu legenit we ban si I forte ?
-
-
Habi po Arndt ku i gjejne keta shqiptaret. !
Përgjigju-
Shkodranet Ne treg te Zdrales dhe ne Skanderbeg popullu me Shaljane
-
-
Shyqyr ju rikthyem normalitetit
Përgjigju-
Hahaha fiks
-
-
Do ketë qen ndonje nga ata pensionistët e rezikshem qe dalin pa leje qe ka qellu.Forza policia kapeni pensionistin.Mos u merni me kriminelet e shkrete qe vrasin per buken e gojes.
Përgjigju










Komente
Komento