Të shtëna me armë zjarri në Shkodër pas konfliktit të dy të rinjve (FOTO+VIDEO)

SHKODER- Të shtëna me armë zjarri raportohet të kenë ndodhur në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Parrucë’. Burime për Report Tv bëjnë me dije se kanë qenë dy të rinj që janë konfliktuar me njëri-tjetrin ndërsa më pas njëri prej tyre ka qëlluar më armë. Në vendin e ngjarjes është gjetur vetëm një gëzhojë. Ndërkohë policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 ndërsa autori pasi ka qëlluar me armë është larguar me makinën e tij. Nga verifikimet e bëra nga policia   ka shoqërtuar 3 persona në polici ku dhe është zbardhur dhe dinamika e ngjarjes.

Gledis Ustabeqiri së bashku me shtetasin Hygert Muçaj janë konfliktuar me shtetasin Taulant Ahmeti për motive të dobëta. Pas konfliktit Muçaj ka qëlluar Taulantin me mjete të forta duke i shkaktuar plagë të lehta. Ndërsa Gledis Ustabeqiri e ka qëlluar atë me armë zjarri.

Policia ka shpallur në kërkim shtetasit Gledis Ustabeqiri dhe Hygert Muçaj, si autorë të ngjarjes. 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës